“Klanet mafioze tentuan të më vrisnin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiakia e Romës, Virginia Raggi ka treguar se disa organizata kriminale kishin tentuar të vrisnin atë dhe familjen e saj, për shkak se kishte prekur interesat e tyre në zonat ku vepronin.

Raggi, deklaroi për “Canale 5”, se për shkak të vendimit për prishjen e disa objekteve pa leje në vitin 2018, grupet kriminale e kishin shënjestruar për ta eleminuar.

Një arsye kjo që e ka detyruar atë të levizë me eskortë policie.

Kam marrë disa informacione se po organizonin sulme kundër meje dhe familjes time”, tha Raggi, duke mos preferuar më të japë detaje të tjera.

Gjithashtu, Raggi tregoi edhe për operacionet e kryera ndaj familjeve të tjera mafioze që operojnë në rrethinat e kryeqytetit Italian, si Spada dhe Marando.

Ka disa vende në Romë, ku njerëzit vijnë të më ankohen për problemet që kanë me familjet mafioze dhe pastaj largohen me shpejtësi, pasi kanë frikë se ndonjë anëtar i këtyre klaneve i shikon me mua”.

Raggi u zgjodh kryebashkiakja e parë femër e Qytetit të Përjetshëm në vitin 2016, si pjesë e lëvizjes anti-estabilishment “5 Yjet”.

Ajo do të rikandidojë përsëri për një mandat tjetër./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV