Mësuesit në Francë, të burgosurit e Islamit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prerja e kokës së Samuel Paty, është maja e një ajsbergu shqetësues. Në fakt, vendi po humbet bastin e laicitetit në shkolla. Mësuesit janë në telashe edhe kur organizojnë një turne lojërash sportive apo kur flasin për edukimin seksual.

Nga Cesare Martinetti

Liceu Pierre-d’Aragon, Muret, rajoni i Tuluzit. Mësuesi i historisë dhe i gjeografisë flet për “të drejtat dhe detyrat e qytetarëve francezë në lidhje me laicitetin”. Përkufizon mbi të drejtën për të veshur një vello, dhe një grup vajzash diskuton profesorin duke argumentuar se “Sheriati Islamik del përpara ligjeve të Republikës”. Gjatë pushimit, një vajzë 16-vjeçare që nuk ishte e pranishme, e paralajmëruar nga të tjerat, sulmon me dhunë dhe fyen mësuesin së bashku me dy djem. Mësuesi tronditet dhe duhet të kërkojë mbështetje psikologjike. Grupi raportohet tek prokurori.

Ky episod ndodhi më 9 tetor; një javë më vonë, më 16, shumë kilometra larg, pak jashtë shkollës së mesme Conflans-Saint-Honorine në rajonin e Parisit. Profesor Samuel Paty, 45 vjeç, i pritet koka nga një islamist 18-vjeçar me origjinë çeçene, për shkak të mësimeve të tij mbi laicizmin, në të cilin ai kishte treguar dy karikatura për Muhamedin të botuara në Charlie Hebdo. Më 19 tetor, protestuesit e shkollës së mesme Muret akuzohen për fyerje të mësuesit dhe u arrestuan. Ata janë të gjithë të mitur dhe prokurori publik i Republikës së Tuluzit shpjegoi për Le Monde – i cili publikoi lajmin – se ata rrezikojnë të dënohen me gjashtë muaj burg.

Rrjedhja e ngjarjeve është e rëndësishme dhe ka vend për të pyetur nëse sanksioni dhe arrestimet në Tuluz do të kishin ndodhur pa prerjen e kokës së profesorit në Paris. Nuk e dimë. Ajo që është e sigurt është se Franca po hyn në një regjim përjashtues, me mbivendosjen e fundit tragjiko-dramatike ndaj Profesor Paty-it me spiralen e pandalshme të pandemisë Covid.

Duket se vetëm tani zbulojmë se profesioni i mësuesit është bërë një akt që kufizohet me heroizmin, nëse jo fizikisht, të paktën qytetar. Në realitet, njerëzit e dinin dhe heshtnin, të paralizuar nga tabutë e korrektesës politike dhe mitit të integrimit republikan, por dy vjet më parë një studim i thelluar i opinionit mes mësuesve denoncoi se 40 për qind pranuan se ishin sfiduar nga studentët dhe familjet dhe kanë filluar të censurojnë veten në mësimdhënie. Në fund të të gjithave, çështja fetare, Islami, vlerat e tij, historia e tij për botën. Dhe është një kreshendo në dukje e pandalshme.

Më të kontestuarit janë mësuesit e historisë dhe gjeografisë. Mësimet më të vështira janë ato në të cilat përballen momentet simbolike të historisë, kolonizimit dhe dekolonizimit. Por edhe lëndë me formim shoqëror, siç janë edukimi qytetar dhe seksual.

Kjo është dëshmia e raportuar nga Le Point e Sophie, e cila për dhjetë vjet ka dhënë mësim në një “kolegj” të “ndjeshëm” (shkollë e mesme) në Saint-Denis, në periferi të Parisit dhe rrëfen se ajo gjithmonë ka një peshë në bark kur hyn në klasë. “Që nga fillimi i vitit kam folur për Karolingët dhe Justinianët dhe djemtë kanë shprehur përshtypjen se po bëja prozelitizmin (shndërrim apo përpjekje të konvertosh (dikë) nga një fe, besim ose mendim në një tjetër) rrëfyes, ndërsa kur citoj Muhamedin, shumë prej tyre, ata të besimit musliman, ndihen dukshëm të lehtësuar, dhe e përjetojnë atë orë si një çlirim.

Edhe ata që deri atëherë kishin mbetur pasivë, ringjallin veten e tyre, fillojnë të flasin, gjë që do të ishte shumë mirë nëse nuk do të ishte për faktin se ata po fillojnë të kontestojnë atë që unë mësoj. Disa thonë se dinë shumë më tepër se unë, vetëm sepse janë myslimanë. Janë prindërit ata që i shtyjnë dhe u thonë se ajo që unë u mësoj është e gabuar. Kështu që i kushtoj vëmendje asaj që them, duhet të kalibroj ëndrrat dhe fjalët, është stresuese”.

Por nuk është vetëm çështja e përmbajtjes. Drejtori i një kolegji tjetër në rajonin e Parisit thotë: “Organizimi i një turneu sportiv me ekipe të përziera është gjithashtu një sfidë. Mësuesit e shkencave duhet të insistojnë që fëmijët të marrin pjesë në orët e edukimit seksual dhe takimet e planifikimit familjar që ne zhvillojmë me organizata të ndryshme.

Gjatë këtyre orëve mësimore, ka vajza të vogla që bllokojnë me vetëdije veshët e tyre për të mos dëgjuar. Kërkesat për të përjashtuar vajzat nga mësimet e notit janë gjithnjë e më të shumta, me arsyetime nga më të ndryshmet si: alergjitë, menstruacionet e dhimbshme … është një seri e tërë shenjash që duken të dobëta, por që së bashku fillojnë të rëndojnë në shkollë. Ka vajza që vijnë nga sixième (klasa e gjashtë) në shkollë të mbuluara dhe me funde që u arrijnë poshtë këmbëve”.

Filozofja Elisabeth Badinter daton që nga viti 1989 manifestimin e parë të islamit politik për çështjet e përditshme, kur tre vajza u paraqitën të mbuluara në shkollën e tyre në Creil, në Oise, në veri të Parisit, duke pretenduar ta mbanin shallin në klasë: “Ishte dështimi i parë i Republikës në emër të tolerancës, të majtët legjitimuan diktatin e tyre”.

Lexo edhe :  Pas tarifave të Trump dështon plani 1 miliardë dollarë i Microsoft

Duke ndjekur fillin e këtyre historive, shkohet larg, midis lotëve dhe marramendjes. Për shembull në Saint-Ouen, periferia e parë parisiene, ku në vitin 2012 presidenti i shkollës së mesme Edmond Rostand kishte dërguar në shtëpi një vajzë myslimane e cila mbërriti në shkollë me një fund shumë të gjatë të konsideruar “jo-laike” dhe një shall të zi që linte zbuluar vetëm pjesën ovale të fytyrës.

Ai e kishte konsideruar atë një “provokim” dhe në internet ka ende foto me vajzën që buzëqesh. Para shkollës u mbajt një protestë e madhe kundër drejtorit, mes tyre një nga më të acaruarit ishte njëfarë Abdelhakim Sefrioui, maroken nga Fes, i regjistruar nga policia si mbështetës fanatik i Hamasit, i cili disa ditë më parë gjithashtu frymëzoi protestën e Brahim Chnina, babait të nxënësit të Samuel Paty, mësuesit kokëprerë.

Së bashku ata bënë videon që e postuan më pas në YouTube në të cilën denoncuan profesorin për shfaqjen e dy karikaturave të Charlie Hebdo në një mësim mbi “lirinë e mendimit dhe laicizmin”. Ky Brahimi, i cili është i divorcuar, 48 vjeç, ka gjashtë vajza, mbahet me punë të pasigurt dhe me subvencione publike, ishte i njohur si një mysliman fondamentalist, por paqësor dhe ishte shumë aktiv në organizatat bamirëse myslimane, veçanërisht në ndihmë të invalidëve. Policët shkuan ta marrin në mes të natës, vajza e madhe tha se nuk i binin ziles, por e thyen direkt derën.

Me sa dimë, Brahim betohet se kurrë nuk njihej apo të jetë takuar me Aboullakh Anzorov, çeçen, i cili i preu kokën profesorit të vajzës së tij me një thikë kuzhine 35 centimetra, argumenton se sigurisht nuk ishte qëllimi i tij për të shkaktuar vdekjen e mësuesit. Por ai këmbëngul se ai mësues bëri një gabim, ofendoi Islamin dhe myslimanët.

Dhe pastaj evokimi i Çeçenisë në këtë histori nuk është pa pasoja, sepse hap gjithashtu një mënyrë gjeopolitike: dje presidenti i republikës kaukaziane Ramzan Kadyrov sulmoi Francën për burgosjen dhe shoqërimin e familjes së xhelatit, duke filluar nga babai i tij, i cili ka një të kaluar si luftëtar kundër Rusisë dhe mbërriti në Francë në 2007 me një kërkesë për azil politik, fillimisht refuzuar, dhe pranuar në 2011.

Edhe ai mohon gjithashtu të ketë dyshuar se djali i tij ishte radikalizuar, përkundrazi shpresonte se Abdullakh do ta ndiqte në punë për sigurinë, truprojat dhe të ngjashme me këtë, në të cilat janë të specializuar shumë çeçenë të strehuar në Francë, të cilët zakonisht veprojnë me njërin sy te policia dhe autoriteti. Marrëdhëniet midis tyre janë një lëmsh i pazgjidhshëm. Në çdo rast, Kadyrov, njeriu që vendosi ligjin e Sheriatit në Çeçeni dhe qeveris republikën e vogël në emër dhe për llogari të Vladimir Putin, ndërhyri në favor të tij, duke akuzuar Francën si “një vend ku demokracia ngatërrohet me lejueshmërinë dhe ku përçmohen vlerat islame”. Kadyrov, i cili konsiderohet nxitës i vrasjeve të ndryshme, përfshirë atë të Anna Politkovskaya, në vitin 2015 organizoi demonstrata në Grozny kundër Charlie Hebdo.

Një javë pas ngjarjes ku i prenë kokën Profesor Samuel Paty, u shkaktuan reagime zinxhir, dhe me të drejtë Alberto Melloni, në editorialin në gazetën “Domani” e përcakton atë si një “krim evropian”. Një skenar social dhe kulturor që është i vështirë për t’u kuptuar, siç tregohet nga një pyetje në dukje banale – në tragjizmin e saj – dhe kjo është mënyra se si të festohet profesori i vrarë në shkolla më 2 nëntor, kur – nëse e lejon Covid – fëmijët do të kthehen në klasë pas pushimeve të Shenjtorëve. Një minutë heshtje? Dhe pastaj?
Të gjithë e mbajnë mend se sa e vështirë ishte pas masakrës së Charlie Hebdo, madje të evokonin karikaturistët që bënin shaka me figurën e profetit. Atëherë u krijuan “qelitë laike” për të ndihmuar mësuesit.

Po mendoni të lexoni një tekst të shkurtër, por cilin? Si ta zgjedhim në mënyrë që të kuptohet nga çdo moshë? Ditët e fundit ka pasur nga ata që kanë shpluhurosur letrën që Albert Camus i dërgoi Monsieur Germanin, mësuesit të tij të letërsisë, i cili sapo kishte fituar çmimin Nobel. “Pas mamasë time, mendimi im i parë ishte për ju … dhe t’ju siguroj se përpjekjet tuaja, puna dhe zemra juaj bujare jetojnë ende tek studentët tuaj”. Profesor Paty sigurisht do të ishte i lumtur, por kush do të ketë guximin të lexojë sot një letër nga shkrimtari francez i rritur në Algjeri dhe autor i një teksti problematik si ‘I Huaji’?

Burimi: huffingtonpost.it / Pergatiti: L.Veizi

Të fundit

Horoskopi 13 Prill 2025/ Java mbyllet me ndryshime dhe emocione të forta për këto shenja

Dashi Komunikimi me të tjerët mund t’ju sjellë pikërisht aty ku duhet të jeni. Mundësia ju pret dhe ju do...

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera, nëse do t'ju kërkohet të vendosni...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

Lajme të tjera

Web TV