Qarkullonte me çifte me vete, pranga 22-vjeçarit në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale në Vlorë, ndërsa në pranga ka rënë një 22-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete.

Burime policore bënë me dije se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Kotë të Selenicës, një shtetas po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle në territorin e këtij fshati, ku kanë konstatuar shtetasin R. M., i cili po lëvizte me armë zjarri me vete.

22-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka fshehur armën dhe është larguar me shpejtësi, por është kapur falë reagimit në kohë nga shërbimet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë.

Strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte personi që qarkullonte me armë zjarri me vete./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Cigaret elektronike i kthejnë mushkritë në ‘kokoshka’

Po, cigaret elektronike janë toksike. Një adoleshent në SHBA zhvilloi një sëmundje të quajtur “popcorn lung” (mushkritë kokoshka) pasi kishte...

Liderët shtetërorë nderojnë Dëshmorët e Atdheut, përulen para monumentit “Nëna Shqipëri”

Liderët shtetërore, sot më datë 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve kanë nderuar dëshmorët e rënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ata janë përulur përpara...

Akuzohet për trafikim seksual, dhunë dhe shantazh/ Diddy përpara gjykatës federale sot

Ish-producenti dhe artisti i njohur amerikan Sean ‘Diddy’ Combs do të dalë këtë të hënë përpara gjykatës federale në Manhattan, për një proces të...

“Nuk duhet të keni frikë!” Zv. presidenti i SHBA-së mesazh politikanëve shqiptarë?

Në një kohë kur Shqipëria ka hyrë në javën e ethshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, zv. presidenti i Shteteve të Bashkuara të...

Java nis ters për 3 shenja të horoskopit! Probleme në punë, ankth dhe zënka

Binjakët: Java që nis mund të sjellë vonesa dhe probleme komunikimi për Binjakët. Nevoja për komunikim të qartë do të jetë më urgjente se kurrë,...

Lajme të tjera

Web TV