Rama inspekton spitalin Covid3: Asnjëherë nuk jemi kapur të papërgatitur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në spitalin Covid3. I shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama thotë se spitali është gati dhe lufta kundër Covid nuk i ka kapur të papërgatitur.

E kemi thënë dhe e rithemi: Spitalet Covid 3 dhe 4 janë gati dhe asnjëherë, asnjë çast, qyshse ka nisur kjo luftë, nuk jemi kapur të papërgatitur, përkundrazi. Stafet rezervë janë rekrutuar, janë trajnuar dhe janë në gatishmëri”, u shpreh Rama.

Ndërkohë mjekja Najda Çomo thotë se spitalet Covid3 dhe 4 janë gati, por ka ende kapacitet në dy spitalet e tjera.

Në strukturën e re të covid 3 është përfunduar si strukturë në aspektin fizik. Është instaluar oksigjeni në çdo shtrat. Elementë i rëndësishëm është pajisja me respirator. Pjesa tjetër është trajnimi prej disa muajsh i burimeve njerëzore. Kanë mbi 5 muaj që trajnohen.

Kemi kapacitete dhe nuk është e nevojshme për të hapur një spital kur kemi ende kapacitete”, tha Çomo.

Reparti i ish-Kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të kthehet nga sot në godinën e tretë që do t’ju shërbejë të gjithë pacientëve me COVID-19.

Kapacitetet e spitalit COVID3 janë 150 shtretër në total, ku fillimisht do të hapet një pavion me 40 shtretër. Në dispozicion të pacientëve do të jenë 50 mjekë dhe infermierë nga Spitali Infektiv dhe Sëmundjet Interne.

Ministria e Shëndetësisë është shprehur se nëse do të jetë nevoja, janë gati edhe dy godina të tjera për t’ju shërbyer pacientëve me COVID-19, ndërsa Rama shkoi edhe më tej duke thënë se infrastruktura është gati edhe në rrethe, nëse bumi i të shtruarve në spitale vazhdon.

Deri më tani në të dy spitalet COVID që janë të hapur, janë të shtruar 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

23 Prilli – Dita e Librit/ Lufta e vështirë e librit, me një lexues që ka humbur durimin

Nga Leonard Veizi Ka një datë në kalendar që vazhdon të ngazëllejë target-grupin e shkrimtarëve dhe atyre që shkruajnë në...

“Kush voton Berishën është autik”, Rama kërkon falje: Të gabosh është njerëzore

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ndjesë fëmijëve autikë dhe prindërve të tyre, duke thënë se përmendja në fushatë ka qenë krejt pa dashje. Rama...

Brixhida Muça-Ramës: Kur përdor fjalën “autik” si ofendim, s’po sulmon vetëm politikisht

Drejtuesja e qendrës “Lumturo Dhimbjen” Brixhida Muça ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku thotë se fjalët kanë peshë sidomos kur dalin nga...

Tronditet Italia, babai vret me thikë djalin dhe më pas veten me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali, ku babai ka vrarë fëmijën e tij. Sipas mediave vendase, mësohet se vrasja ka ndodhur...

Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë

Pavarësisht rritjes së nevojave për punonjës dhe staf të kualifikuar, të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se ndërmarrjet shqiptare vijojnë të shpenzojnë shumë...

Lajme të tjera

Web TV