Vrasje dhe terrorizëm, kush janë dy të dënuarit që OFL u ‘trokiti’ në derë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Elbasan dhe Cërrik, ku i ka kërkuar deklarim të pasurisë 2 subjekteve.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Llazar Bicja, banues në Cërrik, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”; dhe Bledar Ibrahimin, banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Milanos, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Anëtarësimi i Ukrainës në BE shkatërron ekonominë e Europës”

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka paralajmëruar se anëtarësimi i Ukrainës në BE do të shkatërronte ekonominë si të bllokut...

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, dyshime për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Durrës, në zonën e Shkafanës, ku raportohet se një 30-vjeçar ka mbetur i...

Zhegrova do të largohet nga Lille, e konfirmon presidenti! Po e presin në Serie A…

Edon Zhegrova këtë verë largohet nga Lille. Këtë e ka konfirmuar zyrtarisht Presidenti i klubit francez, Olivier Letang. Deri tani, Napoli, Sevilla, Newcastle, Nottingham Forest...

Si shpjegohet aleanca e një pjese të PD-së me mazhorancën?

Edi Rama duket ka avancuar me afrimin e një grupi tjetër demokratësh të Vlorës në kuadrin e qeverisjes vendore në Vlorë, përkatësisht në bashki. Zhvillime...

Modric ka vendosur, anulon pushimet për të nisur aventurën me Milanin

Luka Modric është i vendosur ta nisë sa më shpejt aventurën e tij të re me Milanin dhe për këtë arsye ka marrë një...

Lajme të tjera

Web TV