627 të infektuar dhe 15 viktima me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të martën 627 persona të infektuar dhe 15 të vdekur me koronavirusin e ri.

Autoritetet maqedonase kanë regjistruar edhe 531 persona të shëruar, njëherësh numrin më të lartë të atyre që kanë fituar betejën ndaj sëmundjes COVID -19, që shkakton koronavirusi, që nga muaji shtator.

Të dhënat janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar testimit të 2,236 mostrave në 24 orët e fundit.

Numri më i madh i viktimave është regjistruar në Shkup, gjithsej shtatë persona, tre janë regjistruar në Veles, dy në Gjevgjeli dhe nga një në Ohër, Reshnjë dhe Dellçevë.

Viktima më e re është e moshës 41 vjeçe ndërsa më i moshuari i moshës 87 vjeç.

Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 949 viktima.

Nga 27,827 persona të diagnostikuar me COVID-19, 19,49 janë shëruar ndërsa 7,399 janë ende aktivë.

Në mesin e të infektuarve është edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Shkupi vazhdon të kryesojë numrin e personave më të infektuar, me gjithsej 11,491 raste.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Klinikën Infektive në Shkup janë të shtruar 152 persona, prej të cilëve 110 janë në oksigjenoterapi. Në spitalet tjera të vendit nga koronavirus po trajtohen rreth 500 persona të tjerë.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të martën ka nisur debatin për miratimin e ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse.

Me këtë ligj pritet të shtrëngohen masat mbrojtëse ndërsa kryesisht kanë të bëjnë me mbajtjen e maskës edhe në ambiente të hapura, ndalimin e grumbullimit të më shumë se katër personave pas orës 22:00, përfshirë vizitat familjare.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Dashuri në një klimë të ftohtë: Putin dhe romanca e tij me Trump në Alaska

Nga David Smith, The Guardian Ai ishte momenti kur ai e kuptoi se ishte dashuri e vërtetë. Donald Trump u kthye...

Revoltat në Serbi, lëvizja studentore: Vuçiç po e dërgon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat e fundit në Serbi. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në edicionin kryesor të lajmeve...

“Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”/ Shpat Kasapi rrëfehet për sherrin në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë, ai i mohoi kategorikisht...

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më...

Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë. Nga Australia në Zelandën e...

Lajme të tjera

Web TV