Historike në Kili, vendi do ndryshojë Kushtetutën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

7.5 milionë kilianë i thanë dje “Po” referendumit për mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës që u hartua gjatë diktaturës së Augusto Pinochet.

Kjo votë e konsideruar historike në Kili, mendohet se do të ndryshojë fatin e vendit, veçanërisht pas fitores së Jo-së, e cila në referendumin e vitit 1988 lejoi t’i jepte fund regjimit diktatorial në një mënyrë paqësore.

Pika e kthesës vjen pikërisht një vit pas fillimit të protestave qytetare, të cilat filluan me 18 tetor 2019, kundër rritjes së çmimit të biletës së metrosë.

“Rilindja”

Festat, vallëzimet dhe paradat kanë mbushur kryeqytetin Santiago, pas rezultatit përfundimtar të referendumit dhe, ajo çfarë bie në sy janë shenjat “Rilindje”.

Qeveria e djathtë, e udhëhequr nga Sebastian Pinera, ndërsa priste një fitore u shkatërrua nga madhësia e saj.

Megjithatë, dhjetë ministra ishin në favor të një Kushtetute të re, por figurat kryesore të qeverisë në fakt ishin shprehur për mos ndryshimin e saj.

Presidenti bëri një fjalim të matur, duke theksuar se “ky është një triumf për gjithë popullin kilian që duan demokracinë e paqen dhe që na mbush me shpresë. Qytetarët dhe demokracia triumfuan. Ky është fillimi i një udhëtimi që të gjithë duhet të ndjekim për një Kushtetutë të re për Kilin, e cila duhet të jetë një themel uniteti dhe stabiliteti për të ardhmen”.

Hapat e ardhshëm

Cilat janë hapat e ardhshëm?

Më 11 prill, 2021 me rastin e zgjedhjeve administrative, kilianët do të duhet të zgjedhin anëtarët e Asamblesë Kushtetuese mbi bazën e një kriteri të barazisë gjinore dhe me një përfaqësim delegatësh nga pupujt indigjenë.

Asambleja Kushtetuese do të fillojë punën e saj në maj të 2021 dhe ndryshimet që do të realizohen do të hidhen në referendum në vitin 2022.

Lexo edhe :  Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”, pamje e befasishme!

Nëse miratohet, Kushtetuta e re do të hyjë në fuqi menjëherë, duke zëvendësuar automatikisht atë të mëparshmen. Për herë të parë gratë do të marrin pjesë në hartimin e Kushtetutës dhe një gjë e tillë u arrit falë luftës së vazhdueshme të lëvizjeve feministe gjatë viteve të fundit.

Fundi i hiper-liberalizmit?

Pyetja tani do të jetë ndryshimi i një Kushtetute bazuar në një model që në 30 vitet e fundit ka lejuar Kilin të bëhet e ashtuquajtura “Zvicra e Amerikës së Jugut”, edhe pse vendi shënon nivelin më të lartë të pabarazisë në botë.

Në të vërtetë, Kushtetuta e Kilit pranon plotësisht mësimet hiper-liberale të shkollës së Çikagos të udhëhequra nga ekonomisti Milton Friedman, i cili takoi Augosto Pinochet për t’i dhënë sugjerimet e tij.

Teoritë e Friedman u frymëzuan gjithashtu nga Margaret Thatcher dhe Roland Reagan./Re.D/Fjala.al

Por nëse diku tjetër kjo qasje është zbutur nga opozita dhe nga strukturat sociale, në Kili këto parime janë shtyrë në ekstrem, duke privatizuar arsimin, sigurimet shëndetësore dhe shëndetësinë.

Ka ekzistuar gjatë viteve të fundit një debat se një nga kushtetutat më liberale në botë, e cila zëvendësoi qasjen socialiste të Salvador Allende, presidentit të vrarë më 11 shtator të vitit 1973 gjatë puçit ushtarak të mbështetur nga SHBA-të, mund të ishte një faktor i rëndësishëm i rritjes ekonomike të vendit.

Por analizat më të fundit e konsiderojnë eksperimentin hiper-liberal të dështuar./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Daja i Endrit Shabanit ‘bëhet ekspert ligjesh’, letër KQZ-së: Mos prano dorëheqjet!

Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, i cili ishte renditur i nënti në listën e mbyllur të kolicionit “Nisma...

20 mln euro, Granit Xhaka rikthehet në Premier League

Granit Xhaka bën rikthimin e bujshëm në Premier League, por këtë herë jo me Arsenal. Mesfushori shqiptar ka vendosur të mbyllë aventurën me Leverkusen,...

Kompanitë e basteve befasojnë Vllazninë, kuotat e konsiderojnë jashtë Evropës

Vllaznia do të përballet me Vikingurin këtë të enjte. Ndeshja në Islandë do të nisë në orën 20:45. Kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat e...

Dalin detajet: gafa nga SPAK, u arrestua “fukarai” në vend të Ilir Lloshit

Gazetari Fatmir Popja ka treguar historinë e Ilir Lloshit, një qytetari të thjeshtë dhe fukara nga Elbasani, i cili u arrestua ditë më parë...

Gjendet trupi i pajetë i një burri pranë “Urës së Drinit të Zi”

Gjendet trupi i pajetë i një burri pranë "Urës së Drinit të Zi". Lajmi në përditësim...

Lajme të tjera

Web TV