Italianët të zemëruar me masat anti-Covid, mijëra qytetarë mbushin rrugët dhe sheshet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italianët të zemëruar, mijëra në protestë kundër masave

Me mijëra italianë kanë dalë në sheshet e Milanos, Napolit, Palermos, Torinos dhe Romës. Nuk ndalet zemërimi i pronarëve të restoranteve, palestrave dhe tregtarëve që janë të penalizuar nga kufizimet e reja të qeverisë italiane kundër koronavirusit.

Plani i ri i masave kufizuese anti-COVID-19, përfshin mes të tjerash mbylljen nga ora 18:00 të të gjitha restoranteve, bareve dhe ëmbëltoreve. Kinematë, teatrot, sallat e gjimnastikës dhe pishinat do të duhet të mbyllen.

Ministria e Brendshme e Italisë është vënë në alarm, pasi vendi rrezikon tension social.

Në manifestimet e ditëve të kaluara në Napoli, Romë dhe Torino, sipas mediave italiane, me policinë nuk u përplasen kategoritë më të prekura nga kriza e muajve të fundit, por kategoritë që po kërkojnë qëllimisht trazira sociale: ultrasit, ekstremistët e të së djathtës, pjesëtarë të krimit të organizuar, etj.

Por situata tani mund të ndryshojë.

Zemërimi i kategorive të prekura nga masat e reja që përfshijnë kategori të ndryshme sociale mund t’u krijojë mundësinë grupeve që janë të interesuara për të krijuar tension dhe trazira./Re.D/Fjala.al

 

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV