Merkel po planifikon futjen e Gjermanisë në izolim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel po mendon të planifikojë një izolim kombëtar të pjesshëm me qëllim parandalimin e transmetimit të mëtejshëm të virusit Covid-19.

Një fakt i tillë do të thotë mbyllje e detyrueshme për baret, restorantet dhe ndalimi i aktiviteteve publike.

Shkollat dhe vetëm disa dyqane do të mbeten të hapura, por një mbyllje e tyre do të thotë përshkallëzim i ashpër i situatës.

Vetëm ditën e hënë, Gjermania shënoi 8 mijë e 685 raste të reja me koronavirus.

Vendi ka përjetuar shifra rekord në dy javët e fundit, edhe pse krahasuar me vendet e tjera europiane shifrat nuk janë aq shqetësuese.

Masat në fuqi

Qarku bavarez i Rottal-Inn të martën do të futet defacto në bllokim. Shkollat ​​dhe kopshtet do të mbyllen ndërsa aktivitetet publike do të anulohen.

Rottal-Inn regjistroi mbi 200 raste të reja për 100,000 banorë gjatë javës së kaluar.

Ky është qarku i dytë në shtetin e Bavarisë që po përjeton masat izoluese, pas Berchtesgaden i cili u izolua me datë 20 tetor.

Nuremberg, i cili është gjithashtu në Bavari, ka anuluar tregun e tij të madh të Krishtlindjeve, një nga më të njohurit në vend.

Christkindlesmarkt është zakonisht një tërheqje e madhe turistike, por për shkak të rritjes së rasteve COVID-19 kryebashkiaku Marcus Koenig tha se lënia e tij hapur do të përçonte një mesazh të gabuar./Re.D/Fjala.al

Të fundit

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato,...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, vlerësoi "gratë dhe burrat e guximshëm" që i rezistuan regjimit, në 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953. Berlini,...

Lajme të tjera

Web TV