Policia e Lezhës ka sqaruar arrestimin e avokatit Gjergj Neli pasditen e sotme, pasi bashkëshortja e tij akuzoi policinë se kishin ushtruar dhunë ndaj tij.
Sipas njoftimit të policisë, në sallën operative të DVP ka ardhur një telefonatë për një konflikt dhe efektivët kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë parë avokatin dhe bashkëshorten e tij që po konfliktoheshin me një person tjetër.
Kur oficerët e policisë kanë ndërhyrë, avokati i ka goditur me grusht dhe një oficeri i ka grisur bluzën, ndaj edhe është arrestuar.
Por, sipas bashkëshortes së Nelit, që është edhe zv/kryetarja e Dhomës së Avokatisë në Lezhë, avokati është dhunuar. Ajo ka paditur efektivët e komisariatit Lezhë, për faktin që i kanë dhunuar të shoqin.
Marinaj kërkon që të sekuestrohen kamerat e sigurisë, që sipas saj vërtetojnë dhunën dhe të merren masa.
la.mi/Fjala.al