Presidenti i Barcelonës jep dorëheqjen para sfidës me Juventusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Joseph Bartomeu dhe grupi i tij i drejtuesve, kanë dhënë dorëheqjen nga Barcelona 24 orë para ndeshjes me Juventusin.

Njeriu që mbajti për 7 vite postin e presidentit tek katalanasit, vendosi të largohet vetë, për të shmangur shkarkimin nga referendumi i planifikuar në fundjavë. Bartomeu kishte përfunduar shpesh në qendër të skandaleve dhe së fundi kishte kundër pjesën më të madhe të futbollistëve, me në krye Lionel Messin, që kërkoi largimin në verë.

Messi u shpreh hapur se ishte i zhgënjyer nga bordi drejtues i skuadrës, ndërkohë që dhe Luis Suarez u largua nga ekipi si një lojtar i tepërt e i padobishëm.

Por jo vetëm Messi e Suarez pasi prej kohësh disa figurave kryesore në ekip si Pique, Neymar apo edhe Dani Alves kanë qenë në luftë më kreun e klubit suke bërë deklarata të forta ndaj tij.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

New York Times: Amazon dëshiron të blejë TikTok

Amazon ka bërë një ofertë për të blerë TikTok, aplikacionin popullor, ndarja amerikane e të cilit duhet të shitet...

Demenca, shenjat e para nisin 9 vjet para diagnozës

Një nga çështjet kryesore në kërkimin e ndërlikuar të kurave për demencën është vështirësia për të bërë diagnoza të hershme: në shumicën e rasteve,...

Big Mama rrëfen momentin e vështirë të humbjes së babait në “Ferma VIP 2”

Gjatë një bisede emocionale me Yllin në Ferma VIP 2, Big Mama ndau një histori prekëse nga jeta e saj, duke folur për lidhjen...

Kënga e fundit dedikim për Eglin? Olsi Bylyku hap ‘thesin’ , rrëfen të vërtetën

Ekziston një lloj misteri që artistët e dinë ta mbajnë të pacenuar. Një lojë e hollë mes së vërtetës dhe interpretimeve, mes ndjenjave të përjetuara...

Cili është himni kombëtar i Vatikanit?

Himni kombëtar i Vatikanit është Marshi Papnor , i francezit Charles-François Gounod, i cili  daton në vitin 1950, viti i Jubileut të njëzet e katërt . Marshi...

Lajme të tjera

Web TV