Studimi: Antitrupat zhduken shpejt, vështirë të arrihet imuniteti i tufës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Antitrupat Covid-19 zhduken shpejt pas shërimit nga sëmundja dhe për këtë arsye është shumë e vështirë që popullata të bëhet imune ndaj koronavirusit në një moment të caktuar.

Ky është rezultati i një studimi të kryer në Britaninë e Madhe nga Imperial College së bashku me Ipsos Mori, i cili thekson se të gjithë ata persona që janë infektuar më parë nga Covid-19, mund të preken përsëri nga virusi.

Humbja e antitrupave

Studimi zbuloi se në vetëm tre muaj numri i njerëzve me antitrupa ra fillimisht me 26.5 për qind, duke pasuar pastaj nga 6 për qind në 4.4 për qind.

Për ta kuptuar më thjeshtë, nga data 20 qershor deri më 28 qershor, studiuesit ndoqën 365 mijë persona të zgjedhur në mënyrë krejt rastësore, të cilët testoheshin rregullisht në shtëpi për të parë nëse ata kishin antitrupa ndaj Covid-19.

Nga fundi i muajt qershor dhe fillimit të muajit korrik, vetëm 6 për qind e njerëzve kishin antitrupa ndaj virusit, por deri në muajn shtator, përqindja e atyre që kishin antitrupa ra në vetëm 4.4 për qind.

Mësohet se humbja e antitrupave prek kryesisht të moshuarit. Andaj, nga mesi i muajit qershor dhe shtator, pjesa e njerëzve mbi 75-vjeç në fakt u ul me 39 për qind, por që ra në 14.9 për qind tek grupmoshat 18 dhe 24 vjeç.

Për më tepër, moshat e reja, minoritetet e ndryshme dhe anëtarë të stafeve mjekësore kishin nivele më të larta të antitrupave, ndoshta edhe për shkak të ekspozimit të përsëritur ose më të madh ndaj virusit.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se njerëzit asimptomatikë kanë më shumë gjasa të humbin më shpejt se sa ata që kanë përjetuar simptoma.

Lexo edhe :  Putin, paradë force makinash të blinduara drejt Alaskës

Përqindja e antitrupave tek njerëzit e testuar pozitivisht për virusin u ul me 22.3 për qind në tre muaj dhe me 64 për qind tek ata që raportuan se ishin prekur nga Covid-19.

Rreziku i riinfektimit

Rënia e shpejtë e antitrupave nënkupton se njerëzit që janë infektuar më parë, mund të infektohen përsëri, ashtu si me koronavirusët e tjerë, të cilët shkaktojnë ftohjen e zakonshme. Për këta arsye, teoria e ashtuquajtur “imunitet i tufës” dhe që është propozuar nga disa shkencëtarë si një alternativë për masat e marra me qëllim parandalimin e infeksioneve është e pazbatueshme.

Që të ketë “imunitet të tufës”, 50-60 për qind e popullsisë duhet të jetë e mbrojtur ndaj virusit në një mënyrë që ai të mos transmetohet lehtësisht.

Nëse mendoni se 95 në 100 persona mund të infektohen, ju mund ta kuptoni se një shifër e tillë është shumë dhe për më tepër shumë larg asaj që mund të konsiderohet një nivel i mbrojtjes së popullsisë”, vuri në dukje studiuesja Helen Ëard.

Imuniteti i tufës nuk është diçka që mund të përdoret si strategji për të kontrolluar nivelin e infektimit në popullatë”, u shpreh ajo.

Zv/sekretari i Shëndetësisë dhe professor në Kolegjin Perandorak, James Bethel deklaroi se ky studim është një element thelbësor i kërkimit, pasi na ndihmon të kuptojmë se si antitrupat Covid-19 evulojnë me kalimin e kohës.

Bethel tha më tej se gjithashtu arrijmë të mësojmë se deri në çfarë niveli të imunitetit sigurojnë antitrupat ose sa zgjat ky imunitet./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Ndërron jetë Pippo Baudo, prezantuesi që bëri histori në televizionet italiane

Ka ndërruar sot jetë në moshën 89- vjeçare Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, një prej prezantuesve më të njohur të televizionit italian. Gjatë karrierës së tij, ai...

Një diktator përkrah njeriut më të fuqishëm në botë

Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, që ishin dje përballë njëri-tjetrit për herë të parë pas gjashtë vitesh, pritej...

Gramshi, shkatërrimi pas flakëve/ Shtëpi dhe të mbjella të shkrumbuara

Këto janë pasojat që ka lënë pas zjarri, i cili për tre ditë me radhë shkrumboi fshatrat e Gramshit. Shtëpi tërësisht të shkatërruara, qindra bagëti...

Lajme të tjera

Web TV