Formula 1, Ekleston: Nuk mund të krahasohet Mikael Shumakeri me Ljuis Hemiltoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtuesi i Formulës 1, Berni Ekleston, ka krahasuar Mikael Shumakerin dhe Ljuis Hemilton, sa u përket arritjeve të tyre.

Gjermani garonte i vetëm, – thotë Eklestoni, – ndërsa Hemiltoni ndihmohet nga Zoti dhe bota”. “Ndërsa Shumaker jetonte vetëm për të garuar, Hemiltoni ka një jetë tjetër jashtë piste”, – shton ai.

Ditët e fundit është folur shumë nëse Ljuis Hemilton është më i mirë se Mikael Shumaker. Arsyeja? Në Çmimin e Madh të Eifelit, Britaniku barazoi 91 fitoret e gjermanit në Formula 1, duke i çuar ato në 92 pas fitores në garën pasardhëse të Portugalisë.

Përveç kësaj, piloti i “Mercedes”-it është në rrugën e duhur për të arritur 7 tituj botërorë këtë sezon dhe të ndajë vendin e parë në këtë klasifikim me gjermanin.

Është e vështirë të arrihet një marrëveshje midis të gjithë atyre që kanë dhënë mendimin e tyre për këtë çështje, megjithëse ekziston një pikë e përbashkët: nuk mund të arrish në një përfundim objektiv kur je drejtues i ekipeve dhe kohërave të ndryshme.

Dhe Berni Ekleston, i cili mbushi 90 vjeç të mërkurën, bashkohet me këtë prirje. “A do të kishte qenë Mikaeli më i mirë se Ljuisi me të njëjtën makinë?” – shtoi ai pyetjen.

Është e pamundur të përgjigjesh” – tha ish-menaxheri i Formula 1 në një intervistë për AFP. Sigurisht që, personat e diskutueshëm nuk ndalen këtu dhe përpiqen të gjejnë ndryshime midis dy pilotëve. “Shumakeri konkurroi pak a shumë i vetëm kur drejtonte një makinë, – ka vijuar ai.

– Ndërsa Hemiltoni ka Zotin dhe botën, që e ndihmon atë me radio, duke i folur për presionin e gomave, shpejtësinë në kthesë dhe duke i dhënë informacion. Në kohën time, Alen Prosti, një pilot të cilin e admiroj jashtëzakonisht shumë, mbeti vetëm sapo filloi gara, por sot nuk është më kështu.”

Lexo edhe :  Si e ndërtoi Cristiano Ronaldo një markë miliardë dollarëshe dhe një perandori biznesi

Eklestoni kërkon të qartësojë të tjerët se nuk është se nuk e vlerëson pilotin britanik. “Unë nuk mund të them se Hemiltoni nuk është i mirë, – ka theksuar veterani i botës automobilistike. – Nuk është kjo çështja. Ai është super i talentuar dhe është ndër 5 drejtuesit më të mirë të 30 viteve të fundit. Unë do të thoja që ai nuk ka asnjë kufizim në atë që bën. Por, nëse nuk do ta dinit se Ljuisi është një pilot garash, nuk do ta kuptonit kurrë, ndërsa po të shikonit Shumakerin, do të thoni me bindje se ai është pilot. Jeta e gjermanit ishte vetëm ajo, garimi, ndërsa për Ljuisin nuk është vetëm pista.”

Sena do të ishte më afër Ljuisit, pavarësisht brezave, për shkak të besimeve të tij fetare. Unë nuk i shoh të tjerët duke bërë gjëra të tilla”, – përfundon ish-drejtuesi, i cili nuk është i bindur nga stili i jetës së Hemiltonin jashtë piste.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Shfryn Berisha: “Rama flet me veten, bajat aq sa nuk do e pranonin as në Big Brother”

Nga takimi me mbështetësit në Kuçovë, Sali Berisha iu përgjigj Edi Ramës me epitetet që ky i fundit ka...

Berisha premton nga Kuçova: Ballkani i Hapur do griset ditën e parë

“Unë vij tek ju, për të paraqitur programin e PD-së dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore si programin më të mirë që është paraqitur ndonjëherë...

Trump kërcënon Rusinë pas takimit me Zelenskin, përmend edhe sanksionet

Donald Trump ka ndryshuar përsëri qëndrim ndaj Rusisë. Menjëherë pas takimit me kreun e shtetit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Trump kërcënoi Rusinë me sanksione...

Koçi: 5 miliardë lekë për lavanderinë që pastron njollat e turpit të Berishës

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka reaguar me një status në rrjetet sociale, duke akuzuar kreun e PD-së Sali Berisha për përpjekje të...

Paketa e maleve frenon emigrimin! Më 3 maj hyn në fuqi ligji, ekspertët: Qeveria ndihmon

Më 3 maj hyn zyrtarisht në fuqi ligji për Paketën e Maleve. Me vetëm 1 euro ky ligj u jep mundësinë qytetarëve, ...

Lajme të tjera

Web TV