Forumi i Anti-Semitizmit/Ministrja izraelite thirrje botës: Merrni shembull nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Diasporës e Izraelit, Omer Yankelevich, i bëri thirrje të gjithë komunitetit global që të ndjekë shembullin e Shqipërisë në mbrojtje të hebrenjve.

Duke folur në Forumin e Antisemitizimit, ministrja Yankelevich tha se vitet e fundit ka pasur rritje të sulmeve ndaj të drejtave të njeriut dhe për ta luftuar këtë duhet të bashkohen të gjitha shtetet.

Lufta kundër antisemitizmit është shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Ministria e Diasporës për Izraelin ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm për këtë. Më 2019 kemi parë rritje të antisemitizmit.

Britania e Madhe ka raportuar incidente, por edhe vendet e tjera. Kam folur me komunitetet, ka pasur sulm ndaj të drejtave të njeriut. Antisemitizmi po vjen nga të gjitha drejtimet.

Nga ata që mohojnë ekzistencën e hebrenjve, të drejtat e tyre, duke krijuar këto ideologji. Kjo urrejtje nuk ka vend në shoqërinë e sotme.

Si hap i parë, komuniteti global duhet të ketë prioritetet dhe të vendosë standardet për ta luftuar antisemitizmin. Dua të përgëzoj qeverinë dhe parlamentin shqiptar për këtë hap të rëndësishëm.

Iu bëj thirrje të gjithë krerëve të parlamenteve që të jenë të gatshëm ta luftojnë këtë urrejtje dhe të luftojmë të gjithë së bashku për këtë.

Zgjidhja duhet të jetë për të gjithë ne. Ministria jonë është këtu si partnere dhe kemi qëllim të punojmë me të gjithë ju që ta mundim këtë kërcënim botëror.

Ky nuk është vetëm një problem për hebrenjtë, por është një problem global. Duhet ta adresojmë këtë çështje në mënyrë alarmante, të ngrihemi të gjithë kundër antisemitizmit dhe kundër çdo forme tjetër urrejtjeje.

Shqipëria ka treguar se është vërtet mike e hebrenjve për mënyrën si i ka trajtuar dhe sigurinë që iu ka dhënë. Të gjitha vendet duhet të ndjekin shembullin e Shqipërisë në kuadër të hebrenjve.

Për këtë iu bëj thirrje të gjithë autoriteteve në vende të ndryshme. Shqipëria i ka mbrojtur shumë vite më parë hebrenjtë dhe janë vërtet për t’u admiruar dhe është një vend nga ku duhet të marrin inspirim edhe vendet e tjera”, deklaroi ministrja izraelite.

Lexo edhe :  Kush vendos brenda Hamasit? Përplasjet që po pengojnë marrëveshjen për armëpushim

la.mi/Fjala.al

Të fundit

E rëndë në Malin e Zi! Babai vret vajzën 2-vjeçare dhe më pas i jep fund jetës!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malin e Zi ku një 34-vjeçar dyshohet se ka vrarë vajzën e...

Inter përmirëson ofertën për Lookman, nigeriani kërkon transferimin vetëm te zikaltërit

Ademola Lookman është prioriteti kryesor i Interit në këtë merkato, me drejtuesin Piero Ausilio që po punon për të mbyllur marrëveshjen me Atalantën. Sulmuesi...

Qytetari sherr me pronaren e lokalit për zaptimin e hapësirës publike, i heq karriget!

Sherri mes banorit dhe pronares së një lokali për zaptimin e hapësirës publike, përfundon me procedimin penal të të dy personave, pas hetimeve paraprake...

Lapaj humb mandatin (dhe fytyrën)/ Gjikondi: Debat i shëmtuar mes të rinjve

Juristja Brizida Gjikondi komentoi përplasjen dhe debatin mes Adritik Lapajt dhe Endri Shabanit. Gjikondi u shpreh se i njeh të dy personazhet, ndërsa e cilësoi...

Kumbulla nuk bind Gasperinin, Roma nxjerr në shitje mbrojtësin e Kombëtares

Marash Kumbulla mbylli një vit thuajse perfekt në La Liga, tek ekipi i Espanyol, me qendërmbrojtësin kuqezi që zhvilloi 35 ndeshje në Spanjë, titullar...

Lajme të tjera

Web TV