Meta falenderon McAllister për Kodin Zgjedhor: Ka ende kohë për reflektim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka falenderuar kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, për reagimin e tij ndaj maxhorancës së vendit, e cila është shprehur së fundmi se nuk ka kohë për të pritur, teksa nesër do të votohen në Kuvend ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

McAllister u shpreh i shqetësuar për këtë ngutje të qeverisë shqiptare, teksa u shpreh se kjo mund të shkaktojë krizë politike para dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Duke falenderuar McAllister, të cilin ai e konsideron një mik të çmuar të Shqipërisë, kreu i shtetit bën thirrje për reflektim, pasi sipas tij ka ende kohë.

Kujtojmë se më herët Meta ktheu në Kuvend ndryshimet për Kodin Zgjedhor duke argumentuar se deputetet aktualë janë ilegjitimë dhe s’kanë të drejtë të bëjnë ndryshime kushtetuese. Me kërkesën e kreut të PD-së, Meta dy ditë më parë e ka dërguar Kodin Zgjedhor për opinion në Komisionin e Venecias.

Ndërsa sot Meta i drejtohet me një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë të marrë për bazë opinionin e Komisionit të Venecias. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama paralajmëroi se Kodi do të miratohet sërish nga mazhoranca pa asnjë ndryshim.
la.mi/Fjala.al

Të fundit

U kthyen nga Stambolli me 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë €/Dërgohen në gjyq 5 kosovarët

Prokuroria e Tiranës, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë shtetas nga Kosova, të akuzuar për veprën...

Lajm i mirë për Kosovën, EULEX-it i zgjatet mandati deri më vitin 2027

Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i është zgjatur mandati deri më 14 qershor 2027. Vendimi u mor nga...

“France 24”: Përmeti, qyteti shqiptar ku çdo gjë përgatitet nga trëndafilat

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat mbizotërojnë, qofshin ato të përdorura për të bërë parfume, ujë me...

“Shqipëria nuk mori njollën e turpit”/ Rama tregon bisedën me arkitektin e famshëm

150 arkitektë ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët janë mbledhur në Tiranë për...

“Mos u grindni djema”/ Politikanët në Rusi tallen me sherrin Trump-Musk

Duket se jehona e përplasjeve mes Presidentit Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk, ka mbërritur deri në Rusi. Sipas mediave të huaja, disa politikanë në...

Lajme të tjera

Web TV