Parashikimi i motit për ditën e sotme

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga një qendër me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në detin Jon e cila do të influencojë vranësira të dendura në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Këtë të mërkurë moti do të vijojë me vranësira mesatare deri të dendura dhe prani të mjegullës. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NW) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në vlerat maksimale.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 8/20°C

Zonat e ulëta 10/23°C

Zonat bregdetare 13/22°C