Përse ëndrrat janë ndryshe gjatë shtatzënisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gratë shtatzëna mund të vënë re ndryshime në llojin apo shpeshtësinë e ëndrrave që shohin.

Nuk është aspak për t’u habitur nëse ato përjetojnë ëndrra shumë reale dhe gjithashtu zgjohen nga makthet e shpeshta.

Ndryshimet e zakonshme të ëndrrave:

  1. Janë më reale
    Gjatë shtatzënisë ëndrrat me situata, imazhe të qarta dhe njerëz realë janë më të shpeshta, aq sa ndonjëherë bëhet e vështirë për ta ndarë realitetin prej saj.
  2. Më të shpeshta
    Shumë gra besojnë se kanë parë më shumë ëndrra gjatë shtatzënisë. Eshtë e mundur, pasi disa gra flenë më shumë gjatë pritjes së ëmbël, gjë që rrit shanset për të parë më shumë ëndrra.
  3. Ëndrrat lidhen me shtatzëninë ose mëmësinë
    Sigurisht ardhja e një fëmijë të bën të ndjesh emocione në çdo moment të ditës. Ndoshta prej frikës, pasigurisë apo ankthit të pritjes, është normale të shihni ëndrra me bebe. Shumica e grave ëndërrojnë sikur fëmija e tyre ka nisur të flasë, të tjera zbulojnë emrin në një ëndërr e ndërsa në pjesë gjininë.
  4. Ëndrrat ankthioze
    Mos u surprizoni nëse shihni ëndrra që ju shkaktojnë ankth. Të bëhesh gati për një fëmijë kërkon kohë dhe shumë energji. Krahas emocioneve pozitive, vijnë dhe frikërat. Eshtë krejtësisht normale që çfarë mendon truri juaj gjatë ditës të shfaqet nëpër ëndrra.
  5. Makthe
    Ka shanse që gjatë shtatzënisë makthet gjatë natës të jenë më të shtuara. Ato vijnë në forma të ndryshme, por më të shpeshtat janë: ëndrrat që lidhen me humbjen e bebit, rrëzimin e tij, apo një abort spontan.

Të fundit

Kredia për shtëpi nuk do merret lehtë, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Banka e Shqipërisë pret që kërkesa e qytetarëve për kredi hipotekore të bjerë. Politikat e reja për kreditimit dhe situata ne...

Horoskopi ditor, 9 Gusht 2025

Dashi Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te kalojnë një dite goxha te vështirë sot. Ne këtë grup do...

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani Asparuh – kalojnë lumin Danub...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Lajme të tjera

Web TV