“Sot, Tirana është Jerusalemi i Ballkanit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i komunitetit hebre në Shqipëri, Geront Kureta, tha se Tirana mund të quhet Jerusalemi i Ballkanit, sa i përket harmonisë fetare.

Në Forumin Ballkanik kundër Anti-Semitizmit, ai theksoi se hebrenjtë u shpëtuan falë tolerancës së kombit shqiptar.

“Hebrenjtë në Shqipëri datojnë që nga shekulli dytë. Ata ishin pjesë integruese e shoqërisë shqiptare në Vlorë, Gjirokastër apo Tiranë. Në fillim të LDB ishin veç 200, por në fund të kësaj lufte u bënë më shumë se 2 mijë.

Këtu hebrenjtë u shpëtuan falë tolerancës së kombit shqiptar. Ne jemi krenarë për tolerancën, harmoninë e nxitur këtu. Me rënien e komunizmit hebrenjtë u larguan kryesisht në Izrael. Tani janë një komunitet i vogël hebrenjsh që jetojnë këtu, 50 të tillë.

Jemi krenarë që jemi pjesë e Shqipërisë. Sarajeva dikur quhej Jerusalemi i Ballkanit, kishte kisha ortodokse, katolike që qëndronin bashkë me sinagoga dhe xhami. Sot Tirana është Jerusalemi i Ballkanit me harmoninë dhe bashkëjetesën fetare”, tha Kureta.

Forumi u organizua sot (të mërkurën) nga Kuvendi i Shqipërisë dhe në të morën pjesë personalitete të larta shtetërore nga SHBA, Parlamenti Europian dhe vende të tjera të rajonit.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Kurti po blen kohë”, opozita fajëson kryeministrin në detyrë për krizën

Që nga 15 prilli po tentohet konstituimi u Kuvendit të Kosovës. Të enjten, duke u thirrur në përpjekjet për zhbllokim...

Putin ndryshon objektivat për Ukrainën, çfarë ndodhi që u bind?

Informacionet e mbledhura nga burime amerikane dhe perëndimore sugjerojnë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka ndryshuar drejtimin e fokusit të tij të menjëhershëm në...

Vodhi televizorë dhe kompjuterë në zyrat e PD-së, 46-vjeçari përfundon pas hekurave

Vodhi sende elektronike (televizor dhe kompjuter), në subjektin politik të “Partisë Demokratike”, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori, i dënuar më parë për...

Eksperti i sigurisë: Florenc Çapja u dëbua nga Dubai, nuk u ekstradua

Eksperti i sigurisë, Faik Basha, ishte këtë të premte i ftuar në “People” në Euronews Albania ku ka folur për mbërritjen në Shqipëri të...

Makina përplas kalimtarët në qendër të qytetit! Disa të plagosur, edhe një fëmijë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes në qendër të qytetit të Stuttgart-it, ku një automjet tip Mercedes G-Klasse ka hyrë...

Lajme të tjera

Web TV