Dashamir Shehi: Nuk është Rama, miku më i madh i Amerikës është Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama njihet si një kryeministër  me marrëdhënie shumë të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por si është raporti i tij me SHBA në krahasim me kryeministrat e tjerë? Dashamir Shehi në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU jo vetëm që është kundër asaj që Rama është më i miri  në këtë raport por sipas tij, Sali Berisha është kryeministri që ka pasur raportet më të mira.

 

-Zoti Shehi, ju jeni politikan i vjetër dhe e njihni shumë mirë raportet me ndërkombëtarët. Si ka mundësi që ndërkombëtarët nuk ju mbështesin ju, por mbështesin mazhorancën?

-Kjo është e pasaktë. Ndërkombëtarët nuk e kanë mbështetur ndonjëherë qeverinë e Ramës, këto ditët e fundit po i dalin haptazi kundër. Zoti Rama për interes të vetes së vet po hyn në sherr me gjithë Europën. Siç hyri në sherr edhe me Amerikën. Nga mendjemadhësia se ky nuk e kupton që ne nuk jemi asgjë për botën, dhe nga interesi i thjeshtë personal, ka për borxh me u zi me gjithë botën. Se ku ngelet Shqipëria ky s’do t’ia dijë fare. Shqipëria pati bërë ca hapa përpara, në qeverinë e Berishës. Hoqi vizat, hyri në NATO. Tani ne po na shtohen vizat.

-Do t’ia “shkulte dhëmbët” Amerika nëse do ishte kështu.

-Kur të vijë puna edhe këtij do t’ia “shkulin dhëmbët”. Miku më i madh i Amerikës është Berisha. Në kohë të Berishës erdhi presidenti i Amerikës këtu. Amerika nuk është as me Berishën, as me Ramën. Amerika është me Amerikën./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Nga Leonard Veizi Në fundjavë, njeriu kërkon të gjejë ca orë prehje. Ndaj niset për të kapur, o ndonjë majë mali, ose ndonjë buzë përroi....

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin...

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Lajme të tjera

Web TV