Policia e Vlorës ka vënë në pranga katër persona të cilët në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë plagosur me sende të forta një 56- vjeçar.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Orikum, Vlorë, ku të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin I. H., 56 vjeç, banues në Orikum.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësorë, ku raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë sipas uniformave blu të arrestuarit janë P. H., 58 vjeç, H. H., 43 vjeç, Q. H., 56 vjeç dhe A. H., 21 vjeç.
Lidhur me ngjarjen, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al