Krimi kibernetik/ Mashtrimi në WhatsApp, “Urime, sapo fituat 700 mijë dollarë”

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

“Urime, sapo fituat 700 mijë dollarë”. Nëse në telefonin tuaj ka ardhur ky mesazh, atëhere keni kujdes pasi është vetëm një mashtrim. Organizatori i kësaj skeme mashtrimi, aktualisht është i paidentifikuar, por gjatë kësaj dekade këto lloj mashtrimesh bëjnë pjesë në ato që quhen “Mashtrimet Nigeriane”

Nga Elvis Myrta

Shqipëria renditet ndër vendet ku zhvillimi i teknologjisë, qasja në internet dhe informatizimi i shoqërisë po përparon shumë shpejt. Rritja e përdorimit të komunikimit përbën një vlerë të shtuar në zhvillimin shoqëror të vendit, por, në të njëjtën kohë ajo ekspzon atë ndaj rreziqeve të krimit kibernetik.

Gjatë viteve të fundit nuk kanë munguar rastet kur persona të ndryshëm kanë rënë pre e mashtrimeve. Për të parandaluar luftën kibernetike Shqipëria ka përfshirë në kondin penal disa vepra kibernetike me ligjin nr. 10023. Së fundmi një mesazh i pazakontë ka mbërritur në telefonat e përdoruesve të aplikacionit WhatsApp.

Më konkretisht, disa përdorues të këtij aplikacioni kanë marrë një mesazh nga një numër me “origjinë të dyshimtë” ku thuhej se ata ishin fituesit me fat të të 700 mijë dollarëve, dhe për të marrë këto para, duhet të dërgohet një e-mail, e më pas do vijnë informacion shtesë, çka nënkupton se ju do ti lini dikujt informacionet personale dhe adresën tuaj, dhe për këtë arsye do t’i lejoni të njëjtit të abuzojnë me të dhënat tuaja.

Sipas policisë, ky mesazh është një mashtrim në internet nga i cili duhet të mbroheni, dhe këshilla e uniformave blu është që në këto mesazhe të mos përgjigjeni asnjëherë dhe që fjalëkalimi i postës elektronike të azhurnohet rregullisht. Për këtë arsye, Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike në Policinë e Shtetit i vjen në ndihmë qytetarëve, për parandalimin e mashtrimeve nëpërmjet aplikacioneve të mesazhit, me qëllim përfitimin. Policia thotë se prej disa kohësh ka evidentuar një fushatë mesazhesh të cilat po dërgohen në telefonat celularë nëpërmjet aplikacioneve të mesazhimit.

Këto mesazhe janë me qëllim mashtrimin e shtetasve që vendosin t’iu përgjigjen atyre. Për të sqaruar më mirë opinionin publik, kjo fushatë mashtrimesh, nëpërmjet mesazheve, vjen pas shumë fushatave të tjera të mashtrimeve telefonike që janë shfaqur shumë vite më parë.

Si funksionin skema e mashtrimit

Në vazhdimësi të komunikimit nëpërmjet postës elektronike (email), organizuesit e këtij mashtrimi do kërkojnë të dhënat e kontaktuesit me qëllim dhënien e këtij “çmimi”. Të dhënat që do të kërkohen do të kenë të bëjnë me emrin e plotë, vendin, numrin e telefonit të kontaktit, shtetësinë, adresën, moshën, gjininë, statusin civil dhe punësimin.

Gjithashtu, adresa e vendosur gjatë këtij komunikimi nga organizuesit e këtij mashtrimi do të jetë adresa zyrtare e Kompanisë “WhatsApp”. Në vazhdim të komunikimit, organizatorët e mashtrimit përdorin dhe adresa të tjera të postës elektronike si psh: programintl.info@gmail.com dhe remittance@creditsunion.ç.

Më pas dërgohet dhe një certifikatë për fitimin e çmimit ku kërkohet të rritet besueshmëria tek organizatorët e mashtrimit. Po në vijim të komunikimit nga ana e organizatorëve jepen dhe dy mënyra për transferimin e shumës tek fituesi që janë nëpërmjet kartës ose nëpërmjet transfertës bankare dhe kërkohen përsëri të dhëna të shtetasve, ku tani përfshihen dhe të dhëna bankare.

Lexo edhe :  Vdes nga Covid foshnja 16-muajshe, prej dy ditësh në intubim

Në përfundim të kësaj skeme mashtrimi, nga ana e organizatorëve kërkohet një shumë e caktuar parash, me qëllim transferimin e shumës së fituar tek fituesi. Organizatori i kësaj skeme mashtrimi, aktualisht është i paidentifikuar, por gjatë kësaj dekade këto lloj mashtrimesh bëjnë pjesë në ato që quhen “Mashtrimet Nigeriane”.

Aktualisht, sipas të dhënave që Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike disponon, me këtë lloj mashtrimi mund të preken të gjithë shtetasit që përdorin aplikacionin “WhatsApp”. Policia u bën apel qytetarëve se duhet të bëjnë kujdes përsa i përket komunikimit me persona apo adresa të postës elektronike që ofrojnë çmime të fituara.

Mesazhi vjen në WhatsApp, ja çfarë shkruhet

Një ndër mesazhet më të përhapura muajin e fundit quhet “Mashtrimi i WhatsApp”, i cili ka marrë emrin e tillë pasi shumicën e rasteve dërgohet në këtë aplikacion. Numra telefoni të huaj dërgojnë një mesazh në aplikacionin WhatsApp me tekst në gjuhën angleze, që në gjuhën shqipe ka një kuptim të tillë:

“Urime!!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të shteteve të bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID-19 të WhatsApp 2020. Dërgoni referencën tuaj fituese Nr.WH/US-6463457 në email: info@intldraws për më shumë detaje si të tërhiqni fondet tuaja. Kontaktoni info@intldraws për pyetje të mëtejshme. SHËNONI QË KY ËSHTË NJË TEKST KONFIDENCIAL.”

Si të dalloni një mesazh që është një mashtrim

Mesazhi vjen nga një numër i huaj

Çmimi i fituar ka të bëjë me një aktivitet të pakryer nga përfituesi i mesazhit

Vlerat e fituara (sipas mesazhit) janë të konsiderueshme

Kërkimi i të dhënave personale

Kërkimi i të dhënave bankare

Kërkimi i dokumenteve të identifikimit ose dokumenteve të tjera personale, etj.

Veprat penale të cilat janë objekt i krimit kibernetik:

a) Neni 74/a i Kodit Penal “Shpërndarja kompjuterike e materialeve pro gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit”

b) Neni 84/a i Kodit Penal “Kanosja me motive racizimi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik”

c) Neni 119/a i Kodit Penal “Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik”

d)         Neni 119/b i Kodit Penal “Fyerja me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik”

e)         Neni 143/b i Kodit Penal “Mashtrimi kompjuterik”

f)         Neni 186/a i Kodit Penal “Falsifikimi kompjuterik”

g)         Neni 192/b  i Kodit Penal “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”

h)         Neni 293/a i Kodit Penal “Përgjimi i paligjshëm i tё dhёnave kompjuterike”

i)          Neni 293/b i Kodit Penal “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”

j)          Neni 293/c i Kodit Penal “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”

k)         Neni 293/ç i Kodit Penal “Keqpërdorimi i pajisjeve”

re.gu/Fjala.al

 

 

 

veprat penale kur ato kryhen nëpërmjet sistemeve kompjuterike:

  1. a) Neni 108, paragrafi i katërt i Kodit Penal “Vepra të turpshme”
    b) Neni 117 i Kodit Penal “Pornografia”
    c)         Neni 147 i Kodit Penal “Mashtrimi me veprat e artit e të kulturës”
    d)         Neni 148 i Kodit Penal  “Botimi i veprës së tjetrit me emrin e vet”
    e)         Neni 149 i Kodit Penal “Riprodhimi pa të drejtë  i veprës së tjetrit”
    f)         Neni 149/a i Kodit Penal “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”
    g)         Neni 149/b i Kodit Penal “Shkelja e të drejtave të topografisë së qarkut të                                     gjysmëpërçuesit”

 

 

 

Të fundit

Erdogan i bindur: Turqia e ka vendin në BE

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi të dielën se Turqia e sheh veten pjesë të Evropës, por i bëri...

Young Zerka flet pas ndarjes me Ronela Hajatin

Për mediat rozë çifti Ronela Hajati dhe Young Zerka ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Artistët janë përfolur kohët e fundit për arsyen që...

Arben Ahmetaj: Rindërtimi vazhdon, 155 shkolla do të rilindin sërish

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka publikuar videon e një shkolle, që pritet të përfundojë me 26 nëntor, po ditën që ndodhi tërmeti tragjik. Përmes...

14 persona humbin jetën dhe 565 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri në 24 orë

14 persona humbin jetën dhe 565 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Nga 2.084 testime të kryera për të...

S’ka më vende për viktimat e Covid, Garda i vjen në ndihmë morgut në Teksas

Trupat kombëtare të Gardës së Teksasit janë vendosur në qytetin El Paso, për t’i ardhur në ndihmë morgut të tejmbushur, teksa vendi po përballet...

Lajme të tjera

Web TV