Fatkeqësia në minierën e Selishtës/ Xhaçka: Është detyrimi ynë që të bëjmë më shumë për minatorët

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të dy minatorëve dhe inxhinierit që humbën jetën në minierën e Selishtës.

Xhaçka shkruan se ky është një vit i vështirë që vijon të na sprovojë të gjithëve. Ajo i shpreh ngushëllimet familjarëve duke shtuar se është detyrimi ynë që pavarësisht vështirësive e sfidave të bëjmë më shumë për minatorët e familjet e tyre.

Dy minatorët së bashku me inxhinierin e tyre kishin humbur kontaktet me familjarët prej dy ditësh, dhe ishin këta të fundit të cilët bënë denoncimin në polici për zhdukjen e tyre. Menjëherë policia nisi kërkimet në minierën e Selishtës ku dhe fillimisht hasën me sendet personale të viktimave dhe pas 100 metër thellësi u gjetën dhe trupat e pajetë./Re.gu/Fjala.al