Gjermani/ Zbulohen rezultatet e studimit të koncerteve COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim ambicioz gjerman mbi rrezikun e transmetimit të koronavirusit në aktivitete të mëdha sportive dhe kulturore, tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare. Organizatorët tani kanë zbuluar rezultatin e këtyre studimeve.

Gjermania gjatë muajit gusht mori përsipër realizimin e një studimi, i cili do të tregonte rrezikun e transmetimit të koronavirusit në evente të mëdha publike.

‘’Restart-19’’ u quajt projekti, sipas të cilit, u mbajtën një sërë koncertesh në Leipzig Arena dhe u përfshinë gati 2,000 vullnetarë që ishin negativ për Covid-19.

Ata duhet të mbanin gjatë koncertit një maskë FFP2, e cila bllokon grimcat për të ndaluar transmetimin e virusit dhe një gjurmues, pajisje që regjistroi lëvizjet e tyre dhe kohën e kontaktit me njëri-tjetrin.

Pjesëmarrësit pas kësaj ndoqën tre skenarë të ndryshëm. Fillimisht ata u ulën afër njëri-tjetrit dhe më pas, mes dy personave, një vend lihej bosh.

Bazuar në rezultatet e studimit, studiuesit dhanë disa rekomandime për të parandaluar përhapjen e virusit, si dhe për mënyrën se si mund të organizohen aktivitetet e ndryshme sportive dhe kulturore.

Ulje e numrit të pjesëmarrësve

Koncertet duhet të organizohen me vende dhe jo në këmbë, pasi përcaktohet qartësisht distanca mes të pranishmëve.

Duhet të shtohen vendet e hyrjes dhe daljes me arsyen që të mos krijohen grumbullime njerëzish.

Mbajtja e maskave dhe nuk është shumë e nevojshme të jenë kirurgjikale, mjaftojnë artizanalet.

Pijet dhe ushqimet të konsumohen në vend, aty ku një person është ulur për të ndjekur aktivitetin.

Sistem i përshtatshëm ventilimi

Një nga studiuesit theksoi se është e kuptueshme që ky kompleksitet masash të ndikojë në mungesën e përvojave elektrizuese. Megjithatë për të një gjë është e qartë: Mungesa e aktiviteteve kulturore dhe sportive nuk është zgjidhje./Re.D/Fjala.al

Lexo edhe :  Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza!

 

Të fundit

Demokracia direkte në Zvicër, kur qytetari vendos vetë për rreth 30 çështje në vit

Arben Jaupaj - Asnjëherë më parë se sa sot, në historinë e shoqërisë njerëzore, ndeshim raste kur qytetarë në...

Konispoli shpallet Ansambël Historik

Sot, Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore, një vendim që...

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Senati i SHBA-së ka hedhur poshtë një kërkesë për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit. Sipas mediave të huaja, një numër gjithnjë e në rritje...

Gomonia po fundosej nga moti i keq, policia detare shpëton 5 persona

Gjatë patrullimeve në det pranë Gjirit të Durrësit, Njësia Policore Detare ndërhyri dhe shpëtoi 5 persona, të cilët rrezikonin të mbyteshin pasi gomonia e...

“Harrohet” lufta, plas grushti në parlamentin ukrainas

Kaos dhe përplasje fizike në Parlamentin e Ukrainës të enjten, teksa dy deputetë u përleshën me grushte para votimit të një ligji vendimtar për...

Lajme të tjera

Web TV