Kodi Zgjedhor/ Balla: Kuvendi bëri zgjedhjen e duhur dhe të vetme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh të enjten se Kuvendi bëri zgjedhjen e duhur dhe të vetme duken rrëzuar e dekretin e presidentit Meta për Kodin Zgjedhor.

Balla u shpreh në një prononcim për mediat se në rast se sot do të pranohej dekreti i Metës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor atëhere Shqipëria do të futej në kaos ligjor.

 “E ndoqët, Kuvendi i Shqipërisë në një ushtrim korrekt të detyrimeve dhe të drejtës që ka, sot i ka dhënë udhë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Nga ky moment Shqipëria jo vetëm ka një Kushtetutë që i ka dhënë mundësinë qytetarëve që në 25 prill të votojnë jo vetëm për subjektin, por edhe për kandidatin në secilën prej listave. Në këtë këndvështrim, Kuvendi bëri zgjedhjen e duhur dhe të vetme, për mos e futur në një situatë kaosi ligjor. Mungesa e transpozimit të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor do krijonte një situatë të paqartë. Që nga ky moment institucionet përgjegjësi, nga Komisioneri, Gjendja Civile etj ka Kodin e ri Zgjedhor për ta ndjekur, implementuar dhe për të garantuar zgjedhje demokratike e të ndershme.”, tha ai.

Ndër të tjera, Balla ftoi Metën që mos etiketojë më Kuvendin si ilegjitim teksa shton se mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias kurdo që ai ta japë.

Shpreh vlerësimin se ne gjithmonë si mazhorancë në kuvendin e shqipërisë e kemi pritur dhe mirëpresim çdo rekomandim nga Komisioni i Venecias. Të njëjtën gjë do bëjmë. Edhe pse Venecia ishte e qartë në përgjigjen që ktheu. Nuk ishte rast për opinion urgjent.

Shqipëria s’ka bërë shpikje alla shqiptarçe. Kemi marrë modelet më të mira të listave të hapura, kroat, çek, holandez, suedez e austriak. Ka një ndërthurje mes partisë dhe kandidatëve.
Në fund, besoj që Presidenti i Republikës ka marrë një përgjigjie të qartë nga Kuvendi. E ftoj të heqë dorë nga etiketimet në kurriz të Kuvendit. Përpjekja për të identifikuar Kuvendin si ilegjitim nuk qëndron.”,
theksoi Balla.

Lexo edhe :  Presidenti Begaj niset nesër drejt Italisë, do të marrë pjesë në varrimin e Papës

Kujtojmë që ditën e sotme Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor me 96 vota kundër, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Ulen birësimet, shtohet kërkesa për surrogaci! The Economist: Pse praktika po kritikohet

Ndërsa birësimet po ulen, kërkesa për surrogaci po rritet në botë. Megjithatë, praktika është sulmuar nga konservatorët fetarë dhe...

Lamtumirë Papa Françesku! Liderët nga e gjithë bota në Romë

Liderët e mëdhenj botërorë do të jenë të pranishëm sot në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut në Romë. Pas tre ditëve homazhe, së bashku...

Sherr mes djemve të xhaxhallarëve, përfundojnë të dy në spital

Një sherr i çastit mes dy djemve xhaxhallarësh ka përfunduar me dhunë fizike në lagjen Sulaj të Cakranit, në orët e vona të së...

Këmbimi valutor 26 prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.4 lekë dhe do shitet me 87.4 lekë. Ndërkohë...

Reshje shiu dhe ulje temperaturash në gjithë vendin, ja si do të jetë moti sot

Vendi ynë këtë të shtunë pritet të karakterizohet nga një rënie e lehtë e Vlerave Barike, duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërimin e vranësirave...

Lajme të tjera

Web TV