Ndryshimet Kushtetuese për Kodin Zgjedhor, mblidhet sot Kuvendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe apelit të presidentit Ilir Meta për të mos i votuar ndryshimet kushtetuese pa ardhur opinioni i Komisionit të Venecias, Partia Socialiste është e vendosur të miratojë Kodin Zgjedhor, duke rrëzuar dekretin e Metës.

Paraditen e sotme në orën 10:00 Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancës plenare, ndërsa në rendin e ditës janë 10 çështje që pritet të diskutohen dhe votohen.

Kështu në pikën 8 Kuvendi ka parashikuar që të votojë duke rrëzuar dekretin e presidentit Meta, sa u takon ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Në Komisionin e Ligjeve ky dekret u rrëzua me plot 15 vota kundër, ndërkohë që sipas informacioneve edhe sot pritet që mbështetja për këtë nismë të Partisë Socialiste të jetë e madhe, pasi mësohet se kjo e fundit i ka siguruar më shumë se 84 vota që nevojiten për të kaluar Kodin e ri Zgjedhor dhe rrëzuar kështu dekretin e Metës.

Ja çështjet në rendin e ditës
“Interpelancë me ministrin e Shtetit për Rindërtimin kërkuar nga deputeti Halit Valteri; Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” të ndryshuar””; Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””; Dekret nr. 11. 797, datë 22.10.2020 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 118/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””; Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP)”, thuhet në njoftimin e Kuvendit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Spiropali i jep “bekimin” Kosovës: Si ne, sa më shpejt në Këshillin e Europës

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, ka dhënë një mesazh...

“Ne kemi kulla 300-vjeçare pa leje, si do zgjidhet ky problem?”

Urbanisti Imeldi Sokoli zbuloi në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN problematikat e pronësisë me të cilat përballen banorët e Thethit, në një kohë...

Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, reagon Partia e Lirisë

Dorëheqjet e drejtorëve në bashkitë Vlorë, Fier dhe Durrës janë minim i autonomisë vendore dhe demokracisë lokale', sipas anëtares së kryesisë së Partisë së...

“Vjosa Osmani po manipulon fjalët e Presidentit Trump”

Pas reagimeve të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar këtë të diel...

Milani dhe Interi duan shqiptarë! “Djalli” merr Jasharin, zikaltrit Xhakën

Nëse Milan ka rritur ofertën dhe tani është vërtet afër të transferimit të Ardon Jasharit nga Club Brugge, Inter është hedhur në sulm për...

Lajme të tjera

Web TV