OFL në Tiranë e Elbasan, i kërkon llogari pasurie 5 të ‘rrezikshmëve’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

OFL i ka dërguar kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Gentian Ajazi, Artan Brahja, Bashkim Shijaku (Serani, Tresa), Rigers Leka, Medi Peposhi.

Këta shtetas janë dënuar për vjedhje me armë, trafik narkotikësh dhe vrasje me paramendim.

Ja pse janë dënuar ata që OFL i ka dërguar letër sot:

Gentian Ajazi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Artan Brahja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Bashkim Shijaku (S.,T.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Rigers Leka, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Medi Peposhi, banues në Tiranë, dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Kisha frikë!”/Qëlloi me armë zjarri gjatë sherrit në Laç, zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tragjike e një ditë më parë në Laç, ku mbetën të plagosur...

“71 mandate i kemi”, Rama nga Shkodra: Demokratët të mos votojnë që të mos u vijë turp

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur turin elektoral për zgjedhjet e 11 majit me një miting në Shkodër, ku nuk i kurseu ironitë dhe akuzat...

Për herë të parë, Gigi Hadid publikon foton duke u puthur me Bradley Cooper

E gjitha nisi me një puthje pranë tortës së ditëlindjes. Në festën e saj të 30-vjetorit, Gigi Hadid konfirmoi publikisht lidhjen me aktorin e...

1 viktimë dhe 4 të plagosur në Laç? DETAJE: Sherri nisi pasi fërkuan pasqyrat e makinave

Detaje të reja janë zbarhdur nga hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Laç. Mësohet se i arrestuari Klevis Ndreca 28 vjeç...

Pogradec! Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj, dyshohet se është rrëzuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pogradec, teksa një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj. Mësohet se ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV