Sulmet në Francë, Macron: Jemi sulmuar për lirinë tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është një sulm terrorist islamik” dhe “është hera e tretë që qytetarët e Nices goditen. Na sulmojnë për lirinë tonë, por nuk do dorëzohemi”.

Kështu është shprehur presidenti francez, Emmanuel Macron, pasi vizitoi Nicen pas sulmit terrorist në Katedralen e Notre-Dame që iu mori jetën tre personave.

Macron theksoi se besimtarët katolikë kanë mbështetjen e të gjithë Francës, feja duhet të ushtrohet lirshëm, sepse është një vlerë.

Ju duhet të keni mundësinë të zgjidhni lirshëm besimin tuaj”, tha presidenti francez.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të bashkuar dhe të vendosur.

Nesër do të merren masa të reja në Këshillin e Mbrojtjes kundër terrorizmit”, deklaroi më vonë Macron.

Kujtojmë se pak orë pasi të enjtën u vranë 3 persona dhe disa të tjerë u plagosën në Katedralen e Notre-Dame, një sulm i dytë ndodhi në Avignon, në jug të Francës, ku një person sulmoi policinë duke bërtitur ‘Allahu Akhbar”.

Mësohet se Franca ka shtuar numrin e forcave të sigurisë në terren, duke vendosur rreth 7 mijë efektivë./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Izraeli po shkel ligjet e luftës?/ Bllokadë totale e ndihmave humanitare në Gaza

Konventat e Katërt të Gjenevës të vitit 1949 formojnë bazën e asaj që njihet si e drejta ndërkombëtare humanitare...

Rama: Në 2013 Shqipëria ishte në fije të perit, shumë pranë një kolapsi si me piramidat

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se kur mori detyrën në vitin 2013, Shqipëria ndodhej në një situatë të ngjashme me kolapsin ekonomik të...

Vajza e Bill Gates: Babi e ka makth të takojë të dashurin tim

Në një intervistë të fundit për podcastin “Call Her Daddy”, Phoebe Gates, vajza 22-vjeçare e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, zbuloi se babai i...

Burrel/ Shembja në fabrikën e pasurimit të kromit, vazhdojnë kërkimet për 29 vjeçarin

Ekipi i kërkim-shpëtimit po vijon punën për gjetjen e 29-vjeçarit në Qafën e Burrelit, i cili duke punuar me një fadromë, u zu poshtë...

Gjysma e arit të Gjermanisë ruhen ende në New York dhe Londër/ DW: Sa i sigurt është ai?

Në kohët e ftohjes mes Uashingtonit dhe Berlinit, mund të habitesh nga fakti që ende më shumë se një e treta e rezervave të...

Lajme të tjera

Web TV