Tetorit rozë, Balla takim në Elbasan: Duhet të rrisim ndërgjegjësimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të Tetorit Rozë Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulan Balla zhvilloi një takim me gratë socialiste në Elbasan.

Në fjalën e tij, Balla tha se është e nevojshme të rrisim ndërgjegjësimin për t’i sjellë në vëmendje çdo gruaje rëndësinë që ka depistimi i hershëm i një sëmundje që nëse kapet herët, mposhtet.

“Ky muaj duhet të jetë një muaj i një fushate aspak politike, por një muaj sensibilizimi urgjent në çdo familje të Elbasanit, ku ka një vajzë, një grua, një nënë një motër që të shkojnë të gjitha pranë Spitalit të Elbasanit, pranë Poliklinikave dhe Qendrave

Shëndetësore për të bërë kontrollin e domozdoshëm që shpëton jetë. Këtë vit shumë do të thonë është COVIDI nëpër këmbë dhe nuk do të shkojnë të bëjnë kontrollin e nevojshëm.

Nuk kemi asnjë ditë për të humbur. Aleati i vetëm i këtij armiku po të padukshëm, por që nëse kapet në kohë bëhet i dukshëm dhe i kurueshëm.

I bashkohem thirrjes që bënë doktoreshat si vëlla i një mote dhe biri i një nëne, që i duam shumë, sepse gratë në çdo familje janë pjesa më e mirë e shtëpisë.

Pa ju jeta nuk do kishte kuptim dhe dashuria si fjalë nuk do të kishte kuptim po ashtu”, deklaroi Balla.

Balla i bëri një apel të gjithë grave socialiste të Elbasanit që gjatë gjithë këtij muaji të trokasin dhe t’i dërgojnë një mesazh çdo gruaje të Elbasanit dhe ti kërkojnë të bëjë depistimin sa më parë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

‘Luftë online’ mes LaCivita me Evi Kokalarit në rrjet

Debati është i fortë dhe po zhvillohet në të gjitha rrjetet sociale që përdoren kryesisht nga republikanët në SHBA;...

Dollari në pikiatë/ Rënia më e madhe e monedhës amerikane, në një dekadë

Dollari amerikan ka rënë në nivele minimale përballë lekut shqiptar.Kjo vjen si pasojë e tarifave Trump dhe efekteve në tregje . Një dollar është...

“Kujdesem për flokët e mi të bukur”, Trump heq kufizimet për ujin në dushet amerikane

Presidenti Donald Trump ka ndërmarrë hapa për të hequr kufizimet për rrjedhjen e ujit nga dushet amerikane, të vendosura gjatë administratës Obama. Sipas Shtëpisë...

Presidentja Osmani zhvillon një takim me Erdogan: Turqia partner kyç për paqen

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan. Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se presidenti turk është...

“Kush do jetë ylli i PS!” Rama përvesh mëngët për mandatin e 4-t, s’komenton Veliajn

Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Top...

Lajme të tjera

Web TV