Turqi/ I riu ishte duke luajtur në kompjuter, kur papritur gjithçka fillon të dridhet (VIDEO)

Tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë mesditën e kësaj të premteje la të vdekur 4 persona dhe 120 të plagosur, ndërkohë që ende po punohet për të nxjerrë qytetarë të tjerë.

Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar video të ndryshme nga momenti i tërmetit të kapura nga kamerat e sigurisë. Një i ri i cili ishte duke luajtur në kompjuter ndërsa po filmohej nga një kamera shihet që brenda pak sekondash tronditja e tërmetit përshkallëzohet. Në atë moment, pamjet tregojnë gjithçka nga momenti i tërmetit.

Kërkimi për të zhdukurit në ndërtesat e prishura po vazhdon. Ndërsa pati edhe disa dridhje pas tërmetit, konkretisht gjashtë në madhësi nga 3.9 në 4.8 të shkallës Rihter./R.G/Fjal.al