Mjeku i njohur: Ja kur do kemi një ngadalësim të përhapjes së virusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur imunolog, Genc Sulçebe, u shpreh se që të kemi një ngadalësim të përparimit të infeksionit, duhet që të paktën 40% e popullatës të jetë e imunizuar.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, teksa foli për situatën e koronavirusit në vend, ai tha se shkuarja drejt një mbyllje tjetër kombëtare, është një vendim i vështirë për t’u marrë.

Sipas mjekut, aktualisht, kemi afërsisht jo më tepër se 20% të popullatës tonë që mund të jetë e imunizuar, pra e ka kaluar infeksionin.

“Sigurisht ky është një vendim i vështirë për t’u marrë. Duhen marrë parasysh shumë tregues. Ka tregues epidemiologjik të caktuar dhe të saktë se si dhe kur duhet realizuar mbyllja. Por kemi parasysh një fakt, ne jemi në një gjendje imunitare të situatës, kur kemi afërsisht jo më tepër se 20% të popullatës tonë, të paktën në Tiranë që mund të jetë e imunizuar, e ka kaluar infeksionin.

Por që të kemi një ngadalësim të përparimit të infeksionit, dhe infeksioni të jetë sporadik, siç është një grip i zakonshëm, pra endemik dhe jo epidemik, duhet që të kemi një numër prej të paktën 50%, diku thonë edhe 40% është e mjaftueshme. Nga kjo situatë ku jemi ne, edhe në 40% po të shkojmë është një interval shumë i gjerë popullate që duhet të preket, në mënyrë që të ngadalësohet. Pra, po ta lesh të lirë përhapjen e virusit, mund të kemi një progresim të vazhdueshëm të përhapjes së infeksionit, siç e kemi ne tani. Pra, një njeri i infektuar, infekton brenda kohës që është infektues, të paktën tre, ato të tre infektojnë nga të tjerë secili dhe kemi një përshpejtim progresim të përhapjes.” u shpreh Sulçebe.

Lexo edhe :  Zjarret në Jug, rëndësia e sigurimeve dhe SIGAL si aleati i rikthimit në normalitet

Kujtojmë se ditën e shtunë në vendin tonë janë shënuar 7 viktima dhe 241 raste të reja.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

 

Të fundit

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes konfirmon viktimën e parë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar me një njoftim për mediat pasi në vendin tonë u regjistrua ditën e sotme...

80 mln euro dështim, ylli i United i ofrohet Bayernit

Nicolas Jackson ka disa ditë që raportohet si një nga objektivat e Bayern në merkato. Në fund, doli që nuk ishte kështu. Vetë klubi...

Ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju ulë tensionin e gjakut në kohë rekord

Tensioni i lartë i gjakut është një diagnozë e shpeshtë gjatë kontrolleve rutinë dhe lidhet me një rrezik më të madh për infarkt, goditje...

Flakët rrethojnë edhe Rrogozhinën, Forcat e Armatosura nisin evakuimin e banorëve

Banorët e fshatrave Spanesh dhe Kazie në Rrogozhinë kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të flakëve që rrezikojnë seriozisht jetën...

Gjoba për ata që shikojnë përmbajtje të piratuar në Greqi është deri në 5,000 euro

Në Greqi kanë hyrë në fuqi dënime të reja për qytetarët që përdorin shërbime IPTV të piratuara, dhe shumat janë shumë më të larta...

Lajme të tjera

Web TV