“Asnjë ndryshim nga Zvicra e Austria”, Rama medalje 4 sipërmarrësve në Vermosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë një video nga Vermoshi, ku ka treguar sesi në këtë vend malor, është ndërtuar një zonë turistike.

Rama u shpreh se gjithçka është fantastike, duke thënë se nuk mungon asgjë nga modelet më të mira të Zvicrës apo të Austrisë.

Gjithçka është bërë me shije të jashtëzakonshme. Çdo gjë është perfekte. Kjo është fantastike. Nuk ka asnjë ndryshim nga Zvicra e Austria. E kanë qarë. Jam i lumtur nga kënaqësia që më ka dhënë ky investim këtu. Zona turistike e Vermoshit nuk m’u duk si reale.

Keni bërë një investim këtu privat, një shembull i jashtëzakonshëm i vizionit për të parë larg dhe shembull i respektit për traditën e kthyer në objekte bashkëkohore, por mëshirojnë elementët tradicionalë.

Gjithë zona malore e Shqipërisë do zhvillohet gjithmonë e më shumë. Keni vendosur një gur themeli për vizion tjetër, nuk asgjë mangët nga shembujt më të famshëm të turizmit malor të vendeve në Europë. Dua t’ju jap medalje të veçantë. E meritoni plotësisht këtë medalje”, tha Rama.

Më herët, kreu i qeverisë Rama lajmëroi se në Vermosh është zhvilluar një destinacion i mrekullueshëm turistik.

Malësi e Madhe – Në Vermosh, ku po zhvillohet një tjetër destinacion i mrekullueshëm turistik i Veriut të Shqipërisë dhe ku kanë nisur investime të bukura, me pjesëmarrjen e emigrantëve nga zona, po edhe nga qeveria që përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka transformuar disa rrënoja të së shkuarës, në një Qendër të Re Turistike, simotër me qendrën shembullore të Valbonës?”, shkruan ndwr tw tjera Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kodi i fshehur i veshjes: Çfarë s’duhet të vishni kurrë gjatë një udhëtimi me avion

Ish-stjuardesa Barbara Bacilieri, e cila u bë e njohur si YouTuber (Barbie Bac), ka ndarë një informacion mjaft të...

Trump kërcënon me tarifa 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po rekomandon një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat nga Bashkimi Evropian që importohen në...

Bombarduesit amerikanë B-52H zbarkojnë në bazën ajrore të Morón

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombarduesit strategjikë B-52H Stratofortress në bazën ajrore të Morón, në Sevilje, në kuadër të misionit Bomber Task...

Tentoi të vriste kushëririn në bashkëpunim me vëllanë, në pranga 32-vjeçari

jë 32- vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi dyshohet se së bashku me vëllain e tij një vit më parë në lagjen...

Shumë afër Shqipërisë! Konfirmohen dy rastet e para të lisë së majmunëve

Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar këtë të premte dy rastet e para të lisë së majmunëve në vend. Të...

Lajme të tjera

Web TV