Balla: Në 7 vite 10 herë më shumë leje legalizimi se sa legalizoi Luli, Saliu, Iliri e Monika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga Drejtori i Kadastrës Artan Lame, ishin sot në fshatin Çërragë të Belshit, ku shpërndanë 67 certifikata pronësie për tokat.

Balla iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë afatin e vendosur, për t’i hapur rrugë më tej vazhdimit të procedurave, ndërsa sqaroi pse ky proces u vonua 30 vite dhe njerëzit kishin humbur shpresën.

Në vitin 2005 e mbani mend që Berisha erdhi në pushtet me kartën e legalizimeve. 8 vite në pushtet Saliu, Luli dhe 4 vite me Ilir Metën, legalizoi vetëm 21 344 leje legalizimi. Për 8 vite i bie diku te 2500 leje në vit për të gjithë Shqipërinë.

Në total në 7 vite tonat ne kemi bërë 220 mijë leje legalizimi për 7 vite, 10 herë më shumë sesa legalizoi Luli, Saliu, Iliri e Monika. Në mandatin tonë të tretë do të jetë përfundimi i këtij procesi dhe një fazë e re e shqiptarit me pronën.

Pse duhet gjithë ky proces? Ajo që e ka dëmtuar ekonominë tonë në 30 vite është fakti se, nëse nuk ke një dokument për pronën, prona nuk vlen. Një pronë të padokumentuar s’mund ta japësh me qira, ta shesësh madje as mund ta trashëgosh. Ndaj ky proces është kaq i rëndësishëm.

Ndaj u desh Edi Rama në krye të qeverisë për ta përmbyllur këtë proces. Shumë pak kohë na duhet për ta përfunduar tërësisht, njësoj siç po bëjmë këtu sot në fshatin Çërragë. Ndaj dhe shqiptarët do të dinë të vlerësojnë drejt dhe s’mundet në asnjë rast t’i japin drejtimin Ilir Metës. Ne jemi seriozë për atë që marrim përsipër dhe e mbajmë fjalën”, tha Balla.

Lexo edhe :  "Më tha zemrën e kam top!"/ Ylli Manjani tregon bisedën e fundit me Artan Lamen

Dokumentet që duhen për tu pajisur me AMTP

Të gjithë ata qytetarë që nuk janë pajisur me AMTP kanë 7 ditë kohë të shkojnë të aplikonë pranë bashkive. Aplikimi mund të bëhet gjithashtu online në portalin e-Albania; tek zyrat e ADISA-s dhe pranë noterit. Dokumentet e nevojshme: certifikatë familjare e vitit 01.08.1991; certifikatë familjare e vitit 01.10.1992; fotokopje e kartës së identitetit; vërtetim nga Këshilli i Qarkut për pronën dhe vërtetim i tatim taksave. Të gjitha këto vërtetime ju i gjeni lehtësisht në e-Albania./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Marrëveshja me Italinë, sot pritet të mbërrijë në Shëngjin anija me 30 emigrantë

Një grup tjetër emigrantësh pritet të mbërrijnë këtë të mërkurë në Shqipëri. Anija Spica e Marinës Ushtarake italiane, me...

Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?

Një grup – i mbështetur nga Uashingtoni – që është aprovuar nga Izraeli për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave në Gazë, tha se...

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e tretë ja akset që do të bllokohen

Sot do të zhvillohet etapa e tretë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë që nis në Elbasan dhe përfundon në Vlorë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti,...

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/ Rama ndan fotot, ralizimi fizik ka arritur në 50%

Në autostradën Tiranë-Durrës vijon puna për zgjerimin e rrugës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra korsi do të shërbejë për emergjencat,...

Deficiti i skemës së pensioneve në përmirësim, si po mbahen shpenzimet nën kontroll

Skema e sigurimeve shoqërore ka arkëtuar më shumë, teksa është treguar me e kursyer në shpenzime me 2024, duke ulur në këtë mënyrë boshllëkun...

Lajme të tjera

Web TV