Duka përshëndet nisjen e sezonit të ri: Një gur themeli për të ardhmen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka përshëndetur sot nëpërmjet një mesazhi të publikuar në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook”, nisjen e sezonit të ri futbollistik.

Jam shumë i lumtur për nisjen e edicionit të ri futbollistik 2020-2021! Më në fund të gjithë sportdashësit do të mund të shohin futbollin e luajtur pas një periudhë vërtetë të vështirë e plot peripeci për vendin.

Si kurrë më parë do të kemi një edicion në mesin e një pandemie, që ka pllakosur globin dhe ka krijuar vështirësi të mëdha për të gjithë shoqërinë. Ndeshjet do të zhvillohen duke u bazuar në protokollet strikte shëndetësore dhe në rregullat e distancimit social. Sepse shëndeti vjen i pari dhe ne e kemi treguar edhe pas rifillimit të kampionatit se mund ta menaxhojmë fare mirë situatën duke ndjekur rregullat”, shkruan Duka.

Më tej ai thekson se starti i këtij edicioni futbollistik është një ngjarje e rëndësishme për komunitetin e futbollit. “Përveç pandemisë, ky fillim edicioni u shoqërua edhe me bojkotin e kampionatit nga Liga Profesioniste e Futbollit. Ata i drejtuan qeverisë katër kërkesa të drejta. Kërkesa që kishin në thelb krijimin e një shtrati të duhur ligjor për të formalizuar futbollin dhe për të krijuar një mbështetje më të madhe për ecurinë e futbollit në të ardhmen dhe në përgjithësi për të gjithë sportin.

Edhe pse personalisht, kam qenë kundër bojkotit, koha tregoi se lëvizja e klubeve ia arriti qëllimit, duke bërë që zëri i futbollit të dëgjohet, në opinionin publik dhe atje ku duhet. Përkundër paragjykimeve dhe opinioneve të “përbaltuesve të përjetshëm”, futbolli tregoi qytetari dhe ndërgjegje”.

Sipas tij klubet nuk kanë humbur kohë, por prej gati dy muajsh futbollistët, stafet teknike, trajnerët, menaxherët e drejtuesit, kanë punuar intensivisht për të përgatitur sa më mirë këtë start të ri. Janë përgatitur me qëllimin për të bërë një paraqitje sa më të mirë dhe për të arritur objektivat e tyre.

Lexo edhe :  Ndeshja Zvicër-Kosovë, ku do të luajnë “Dardanët” dhe kur mund të blihen biletat

Sot nis një rrugë e gjatë, por e sigurt që do të jetë një rrugë e bukur, mbushur me emocione e ngjarje që do të mbeten në histori. Keqardhja më e madhe e imja, është që për momentin nuk do të kemi mbështetjen e spektatorëve nëpër stadiume. Uroj që shumë shpejt situata pandemike të përmirësohet dhe tifozët të kthehen në stadiume, qoftë edhe pjesërisht, për të mbështetur skuadrat e tyre të zemrës.

Të dashur miq! Unë uroj që ky edicion futbollistik të jetë sa më i bukur dhe i luftuar, e të dhurojë spektakël dhe emocione. Të mos harrojmë se fryma e “Fair Play”, duhet të mbizotërojë në të gjitha ndeshjet. Mbi të gjitha, do të uroja që ky kampionat të prodhojë sa më shumë talente, që janë e ardhmja e futbollit shqiptar. Ndihem mirë të konstatoj se në edicionet e fundit niveli i lojës ka ardhur duke u rritur dhe elementët e talentuar janë shtuar.

Edhe një herë, urimet e mia më të mira për nisjen e edicionit të ri futbollistik dhe suksese në realizimin e objektivave!”, përfundon Duka./ Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama për zgjedhjet e 11 Majit: Ishin vullnet 100 përqind i popullit shqiptar!

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj pyetjes së një gazetari të huaj lidhur me raportin e Bashkimit Evropian për...

Ilir Yzeiri: Kjo është një ditë e bukur për Shqipërinë

Samiti e vendeve të Europës që përfshin anëtarët e BE-së dhe të tjera vende jashtë këtij organizmi, siç është rasti ynë, është një forum...

Tensione te “Zogu i I-rë”, Berisha mbërrin në protestë, militantët përzënë mediat

Lideri demokrat Sali Berisha ka mbërritur në protestën e organizuar nga opozita në kryqëzimin e Sheshit Skënderbej me Bulevardin Zogu I, direkt nga Brukseli...

Jashtë parlamentit pas 3 dekadash, vjen reagimi i parë i Pandeli Majkos

Ndërsa procesi i numërimit të votave, përfshirë edhe ato preferenciale, po shkon drejt fundit, deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko duket se nuk do...

Rama: Nuk u martuam sot! Frederiksen: Duhet të jemi bashkë

Kryeministri Edi Rama dhe homologia daneze Mette Frederiksen, gjatë konfernecës për shtyp, u pyetën edhe për procesin e integrimit të Ballkanit perëndimor. Rama e...

Lajme të tjera

Web TV