Itali/ Motori përplaset me makinën, gjen vdekjen i riu shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksident i rëndë rrugor me pasojë një të ri shqiptar është regjistruar të shtunën në mbrëmje në Itali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në qytetin e Firenzes, ku 28- vjeçari shqiptar udhëtonte me motor tip scooter teksa është përplasur me një makinë gjatë kohës që po kthehej nga puna për në shtëpi.

28- vjeçari ishte rezident në Prato, ku jetonte prej kohësh. Janë ende të paqarta rrethanat se si u përplas me makinën. Përplasja ishte aq e fortë sa i riu përfundoi disa metra larg, duke gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur në mediat e vendit fqinj, ishte i martuar dhe kishte një vajzë të vogël.

Bashkëshortja dhe nëna e tij mësohet se shkuan në vendin e ngjarjes, pasi u njoftuan për aksidentin tragjik.

Ato u përballën me skenën e tmerrshme dhe u dërguan në spital për shkak të tronditjes. Për aksidentin e rëndë autoritetet policore kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Efektet e ChatGPT, “fëmijët i shkruajnë esetë njësoj, përtojnë të lexojnë”

Përdorimi i ChatGPT ka nisur të vihet re gjithnjë e më shumë nga mësuesit, të cilët shohin një ngjashmëri...

Skandal në median online, portale të paguara nga Serbia po sulmojnë produktin vendas

Prej disa javësh, disa portale në Shqipëri janë bërë përndjekëse të prodhuesve vendas, fermerëve dhe fshatarëve të ndershëm, të cilët prodhojnë produkte të ndryshme...

Armëpushimi nga Putin, reagon SHBA: Trump do një armëpushim të përhershëm

Donald Trump e ka bërë të qartë se dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm në Ukrainë në vend të ndonjë pauze të përkohshme...

Zbulohet profesioni më tërheqës për partnerë në vitin 2025

Sipas hulumtimeve të reja, profesionet e kujdesit shëndetësor konsiderohen si fushat më të dëshirueshme për ata që kërkojnë një partner – duke kombinuar inteligjencën...

Lobimi i Berishës, avokati Beqiri: LaCivita mori 50 mln dollarë, Manaforti 20 mln

Kontrata e lobimit me kompaninë amerikane ‘Continental’ nga njerëzit afër presidentit amerikan Donald Trump për PD-në dhe Berishën është vetëm maja e ajsbergut, sepse...

Lajme të tjera

Web TV