Lë pas infektimin me “Covid-19”, Kristiano Ronaldo rikthehet me dy gola

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i futbollit, Kristiano Ronaldo, është kthyer fuqishëm pas mungesës për disa javë për shkak të infektimit me virusin korona.

Të dielën, ai shënoi dy gola për Juventusin që fitoi 4:1 ndaj Specias, në takimin e vlefshëm për javën e 6-të të Serisë A. Ronaldo u aktivizua në minutën e 56-të, ndërsa menjëherë, vetëm 3 minuta më pas, realizoi golin që e kaloi Juventusin në epërsi, 2-1.

Ai vijoi të shndërronte në gol edhe një 11-metërsh në minutën e 76-të, duke fiksuar rezultatin final 4-1 në favor të kampionëve në fuqi të Italisë.

Alvaro Morata e Adrian Rabioti shënuan golat e tjerë për Juventusin, kur Tomazo Pobega realizoi për Specian. Ndërkohë, Ardian Ismajli luajti prej minutës së 88-të për Specian, në atë që ishte debutimi në Serinë A për mbrojtësin e Kombëtares kuqezi.

Ismajli debutoi në mesjavë me fanellën e Specias, në fitoren 2-0 në Kupë në fushën e Çitadelës. Ndërkaq, Kristiano Ronaldo nuk e ka fshehur lumturinë që është rikthyer në fushë.

Të premten, ai u deklarua i shëruar plotësisht nga virusi “Covid-19” dhe mori dritën e gjelbër për të zbritur në fushë. “Ndihesha mirë në vetizolim, – ka deklaruar ai pas fitores me Specian.”

Nuk kisha simptoma, por ishte gjithçka në rregull, – ka vijuar portugezi. – Sot, unë u riktheva në fushë dhe jam shumë i lumtur që mund të luajë sërish futboll.

Seria A është një ligë mjaftë sfiduese, Milani është duke bërë një punë të mirë, si ashtu edhe Lacio e Napoli.

Duhet të punojmë shumë, por jemi duke u rritur. Kristiano është rikthyer, kjo është gjëja më e rëndësishme.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV