Viti i ri akademik/Rektori i UT mesazh: Mësimi online deri në një urdhër të dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë përpara fillimit të vitit të ri akademik, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka publikuar një video-mesazh për të gjithë studentët.

Ai thotë se situata e krijuar për shkak të koronavirusit ka detyruar që mësimi të zhvillohet online deri në një urdhër të dytë.

Gjithashtu Hoxha siguron të gjithë studentët që janë marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e vitit të ri akademik.

Viti akademik 2020-2021 është një fillim viti ndryshe, e ndikuar nga situata e përgjithshme e zhvillimit të pandemisë, për shkak të përhapjes së virusit Covid-19 dhe që na ka detyruar t’i përgjigjemi situatës, për të vazhduar proceset akademike, në kushtet e imponuara.

“Universiteti i Tiranës ka marrë masat e nevojshme për të garantuar shëndetin e studentëve, personelit akademik dhe stafeve mbështetëse. Organet drejtuese janë angazhuar për të marrë përsipër përgjegjësinë e garantimit të proceseve akademike pavarësisht vështirësive dhe të papriturave që do të krijohen nga kjo pandemi. Jam i bindur se edhe ky vit do të jetë i suksesshëm, falë punës së secilit koleg.

Të nderuar studentë, ju uroj shumë suksese, sidomos studentëve që hyjnë për herë të parë në ambientet e Universitetit të Tiranës. Bëj thirrje që të tregohet kujdes në zbatimin e rregullave për t’u mbrojtur nga ky virus. Janë marrë masa ndaj Covid-19, sipas protokolleve ndërkombëtare. Do të doja që mësimi të zhvillohej në ambientet tona, por se ky vit akademik nis online, por besojmë se do kthehemi së shpejti në mjediset universitare“, thotë Hoxha.

Mësimi në universitete do të jetë online vetëm 1 muaj, më pas do të shikohet mundësia që studentët të rikthehen në auditore./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tre shqiptarë u dogjën të gjallë brenda makinës! Arrestohet bullgari

56-vjeçari bullgar, drejtues i kamionit që shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbën jetën 3 shqiptarë në Greqi, është arrestuar...

Balluku: Përballuam kërkesën e lartë për energji, kemi furnizim normal

Në një deklaratë për mediat të mbajtur nga salla SCADA e Operatorit të Transmetimit të Energjisë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

I prenë veshin dhe e goditën me shishe në kokë, detajet e 21-vjeçarit në Tiranë

Zbulohen të tjera detaje nga sherri mes disa të rinjve në Tiranë ku mbeti i plagosur një 21-vjeçar. Tre autorët e ngjarjes raportohet se...

Kosovarët bojkotojnë Shqipërinë, rikthehen serbët

Turizmi po shfaq tendenca të reja përgjatë këtij viti. Në total, ritmet e hyrjes së shtetasve të huaj në vend janë ngadalësuar ndjeshëm, në...

U kap me kokainë në makinë, Marina Fara: E mbaja për përdorim personal!

Marina Fara, vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Fara është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pasi u kap me doza kokaine...

Lajme të tjera

Web TV