“Jo mësim online”, një grup studentësh protestë para ministrisë së Arsimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Data 2 nëntor duhet që t’i gjente studentët në auditore për të filluar vitin e ri akademik, por për shkak se mësimi ka filluar online prej situatës së pandemisë ata kanë dalë në protestë para Ministrisë së Arsimit.

Lidhur me këtë vendim një grup studentësh kanë dalë në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe bëjnë thirrje “jo mësim online”.

Studentët pretendojnë se jo të gjithë kanë mundësi të sigurojnë pajisje teknologjike për zhvillimin e mësimit online dhe kërkojnë kthim në auditore, të paktën për seminaret. Në mbështetje të tyre i janë bashkuar protestës edhe disa pedagogë.

Policia ndërkohë i bën thirrje për tu shpërndarë pasi sipas masave të marra për shkak të pandemisë, grumbullimet nuk lejohen. “Policia do të zbatojë ligjin”, bëjnë thirrje blutë e kryeqytetit me megafon.

Mes studentëve dhe policisë nuk munguan as tensionet, teksa protestuesit vendosën më pas të bllokojnë rrugën.

Në total janë 130 mijë studentë në të gjitha ciklet që fillojnë sot mësimin online në universitetet publike dhe private, kurse 21 mijë prej tyre nisin fakultetin për herë të parë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Dimër deri në…”/ Meteorologia tregon kur largohet i ftohti: Ja kur vijnë ‘ditët e verës’

Deri në mes të javës territori shqiptar do të jetë në kushtet atmosferike të ftohta, por pa reshje. Meteorologia...

Gati 8 tonë mish pule me salmonelë në treg/ Shkarkohet drejtori i AKU në Tiranë

Dorëhiqet nga detyra drejtori i Autoritetit Kombëtar Ushqimor në Tiranë, Fatjon Pasholli. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në vend të Pashollit...

Mbërrijnë fletët e votimit për diasporën, ja kur shpërndahen

Kanë mbërritur në Shqipëri fletët e votimit për emigrantët që u prodhuan në Slloveni. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se nga data 15 deri...

Dy afatet e fundit për fatin e Vuçiçit

“Financial Times” shkruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po përballet me javët më sfiduese të karrierës së tij. Janë dy afate politike që...

Në Kosovë nderuan sulltanin osman, Murati I.

Nga Spartak Ngjela Gjithsesi qeveria aktuale e Shqipërisë duhet ta ketë parasysh se shqiptaria nuk shpërbëhet dot kurrë. Një turp historik. Këta neoosmanë siç duket kanë...

Lajme të tjera

Web TV