Në intubim prej dy ditësh, Pëllumb Pipero tregon gjendjen shëndetësore të Koço Devoles

Aktori i njohur Koço Devole prej ditësh i infektuar me Covid-19 është shtruar në spitalin Infektiv pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka treguar rreth gjendjes shëndetësore të aktorit. Ai tha se gjendja shëndetësore e aktorit është në gjendje të qëndrueshme, por sëmundja e leukozës e vështirëson pak gjendjen e tij, ndërsa i uroi shërim sa më të shpejt.

“Në dijeninë time është e qëndrueshme, është stabël. Ai është në respiracion mekanik. Siç dihet, ai vuante nga një sëmundje kronike mjaft e rëndë, siç është lekuzoa. Shpresojmë të na bëhet mirë sa më shpejt”, tha Pipero./r.g/Fjala.al