Replikat për Covid/ Basha- Ramës: Edhe sa njerëz duhet të vdesin?

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur Edi Ramës teksa ky i fundit i replikoi pak më parë me ironi se lideri opozitar pretendonte se do ndalte valën e dytë të Covid-19.

Basha thotë se Rama e ka mendjen tek sulmet politike në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe ata që s’kanë mundësi ekonomike.

Në fund Basha ka një pyetje ‘’Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës??’’.

Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi. Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot. Por në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit, Rama e ka mendjen tek sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës???”, shkruan Basha.

Më herët Rama shkruante se Basha është kapur pas koronavirusit, si i “mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë.”

Megjithatë, sipas kreut të qeverisë, Basha nuk mund të ndalojë dot atë që ai e quan, fushatën e Kryemadhit në përhapjen e Covid-it./Bl.Ba/Fjala.al