“Jo mësim online”, një grup studentësh protestë para ministrisë së Arsimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Data 2 nëntor duhet që t’i gjente studentët në auditore për të filluar vitin e ri akademik, por për shkak se mësimi ka filluar online prej situatës së pandemisë ata kanë dalë në protestë para Ministrisë së Arsimit.

Lidhur me këtë vendim një grup studentësh kanë dalë në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe bëjnë thirrje “jo mësim online”.

Studentët pretendojnë se jo të gjithë kanë mundësi të sigurojnë pajisje teknologjike për zhvillimin e mësimit online dhe kërkojnë kthim në auditore, të paktën për seminaret. Në mbështetje të tyre i janë bashkuar protestës edhe disa pedagogë.

Policia ndërkohë i bën thirrje për tu shpërndarë pasi sipas masave të marra për shkak të pandemisë, grumbullimet nuk lejohen. “Policia do të zbatojë ligjin”, bëjnë thirrje blutë e kryeqytetit me megafon.

Mes studentëve dhe policisë nuk munguan as tensionet, teksa protestuesit vendosën më pas të bllokojnë rrugën.

Në total janë 130 mijë studentë në të gjitha ciklet që fillojnë sot mësimin online në universitetet publike dhe private, kurse 21 mijë prej tyre nisin fakultetin për herë të parë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Fjalimi politik/ Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Pse takimi është historik

Duke komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Athinë, historiani Marenglen Kasmi i ftuar në...

Si u financua mitingu në Athinë, ku u gjetën paratë? Deputetja e PS zbulon detajet

Deputetja e PS, Evis Kushi e ftuar në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama...

Tërmeti ‘shkund’ këtë vend, ja ku u regjistruan lëkundjet dhe sa ishte magnituda

Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës. Siç raporton Meteo Kosova, tërmeti ka qenë epiqendër mes Malishevës dhe Tërpezës, me...

54-vjeçari ngjitet në malin Everest për herë të 29-të

Udhërrëfyesi i famshëm malor dhe mbajtësi i rekordit botëror, Kami Rita arriti majën e malit Everest më 29, duke thyer rekordin e tij për...

“Rama s’pranoi jelekun anti-plumb”, Karamuço tregon si u organizua takimi në Greqi

Profesiori i kriminalistikës, Ervin Karamuçi dha detaje sesi u organizua takimi i kryeministrit Edi Rama në Greqi me emigrantët shqiptarë atje. I ftuar në Top...

Lajme të tjera

Web TV