Superliga e Kosovës, luhet java e 10-të, shkëputet Ballkani, tani +6 në krye

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luhet java e 10-të, skuadra nga Suhareka shpartallon Besën e Pejës, tani +6 në krye. Niveli më i lartë i Kampionatit të Futbollit të Kosovës, Superliga, ka luajtur në fundjavë ndeshjet e javës së tij të 10-të dhe Ballkani e ka thelluar edhe më tepër epërsinë në krye të renditjes, tanimë në kuotën e 25 pikëve, 6 më tepër sesa ndjekësja më e afërt, Drita, dhe 8 më tepër sesa Gjilani i vendit të 3-të, ndërsa skuadrat e tjera kanë mbetur shumë prapa.
Skuadra nga Suhareka ka korrur një fitore të thellë, 4-1, në shtëpi ndaj Besës së Pejës, në atë që ishte triumfi i 8-të në këto 10 javë të para, ku Ballkani është ndalur në një barazim, ndërsa ka pësuar edhe një humbje të vetme. Ndërkaq, barazimi pa gola i Gjilanit në fushën e vet përballë Ferronikelit, i ka dhënë mundësi skuadrës tjetër të qytetit, Dritës, që të ngjitet në vendin e dytë të renditjes, edhe falë një fitoreje të shumëdiskutuar, 2-1, të arritur të dielën në fushën e Llapit.
Në fakt, drejtuesit e skuadrës vendase kanë patur shumë kontestime për këtë humbje, duke kërcënuar madje edhe me tërheqje nga gara. Në dy takimet e tjera të kësaj jave, Arbëria është mundur 1-2 përballë Trepçës ’89, ndërsa Prishtina është mundur minimalisht në Skënderaj, përballë Drenicës vendase. Duhet theksuar se ndryshe nga Ballkani, Drita ka luajtur dy ndeshje më pak, atë kundër Prishtinës dhe Llapit, rezultatet e të cilave mund të ndryshojnë shumëçka në renditje

Superliga e Kosovës
Java e 10-të

Të shtunën, 31/10/2020:
Arbëria 1 – 2 Trepça’89
Gjilani 0 – 0 Feronikeli
Ballkani 4 – 1 Besa Pejë

Të dielën, 01/11/2020:
Drenica Skënderaj 1 – 0 Prishtina
Llapi 1 – 2 Drita

Lexo edhe :  Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1. Ballkani 10 8 1 1 30-12 25
2. Drita 8 6 1 1 13-6 19
3. Gjilani 10 4 5 1 7-5 17
4. Trepça ’89 10 4 2 4 10-11 14
5. Drenica Skënderaj 10 4 2 4 9-17 14
6. Prishtina 9 3 2 4 11-8 11
7. Feronikeli 10 2 5 3 12-10 11
8. Arbëria 10 3 2 5 11-13 11
9. Llapi 9 1 2 6 6-11 5
10. Besa Pejë 10 1 2 7 9-25 5

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV