Tritan Kalo: Përkushtimi ynë do prevalojë në përballjen me Covid-19!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka një mesazh të fortë për politikanët, referuar shifrave në rritje të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi.

Në mesazhin e tij, mjeku Kalo thekson me tone të ashpra se “QENËRIA le të vijojë të lehë dhe të shpifë, sepse janë vetëm e vetëm PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESINALIZMI ynë ato që do të prevalojnë në këtë përballje me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19”.

“KOHË KOVIDIANE….2.11.2020….Në këto ditë të “lehjeve shpifërore” për Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë si Mantelbrdhë, ka edhe mëndje të kthjellta që dinë të shprehin njerëzisht një virtut, disi shumë të harruar në këto 30 vite të zhagitjeve DEMON-KRATIKE,

ndjenjën sublime humane të MIRËNJOHJES….Është PREKËSE dhe shumë MOTIVUESE për misionin tonë fisnik jetëruajtës dhe jetëshpëtues, marja e mesazheve të tilla mirënjohëse….

Ndjesia e Mirënjohjes është gjithmonë reciproke….Ju uroj Çlirim Hoxha, një shërim sa më të plotë nga kjo flamë mbarëbotërore e infeksionit prej Sars-Cov2/Covid-19….

QENËRIA le të vijojë të lehë dhe të shpifë, sepse janë vetëm e vetëm PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESINALIZMI ynë të kombinuara për çdo çast me MIRËBESIMIN reciprok, ato që do të prevalojnë në këtë përballje me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….Together forever!!!”, shkruan Kalo.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Daja i Shabanit do t’i marrë mandatin, Lapaj: “Nuk kërcënohem nga askush”

Adriatik Lapaj u shpreh sot për Report TV se do vijojë misionin politik të nisur me Shqipëria Bëhet dhe...

Ulsi Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dërguar në ILD prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli. Ulsi Manja ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj saj...

“Me Rusinë nuk kemi përparim”, amerikanët zhgënjehen me Putin

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shprehu zhgënjimin e tij, pasi Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë më shumë përparim në përfundimin e luftës në...

100 mln euro për sulmuesin e Bundesligës, Liverpool nuk ndalet në merkato

Pas gjermanit Florian Wirtz, Liverpool është gati për një tjetër transferim big. Edhe kësaj here, brenda kampionatit gjerman. Mediat angleze raportojnë se "The Reds" po...

Tre njerëz u kujtuan në të njëjtën ditë, kush po e sulmon Lapajn?

Në harkun e dy orëve, sot u publikuan tri lajme në disfavor të Lëvizjes "Shqipëria Bëhet" dhe drejtuesit të saj, Adriatik Lapaj. Lajmi i parë:...

Lajme të tjera

Web TV