Volejboll, Erblira Bici, kapitene në ndeshjen e pazakontë të Kuneos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me vetëm 3 titullarë dhe 5 të reja, skuadra e shqiptares mundet 0-3 përballë Imokos. Kapitenia e Kombëtares kuqezi të volejbollit, Erblira Bici, ka qenë kapitene e skuadrës së saj, Kuneo, në ndeshjen e radhës në nivelin më të lartë të kampionatit italian të femrave, në Serinë A1.

Të dielën, ekipi i shqiptares u mund 0-3 përballë Imokos, por kishte në dispozicion vetëm Bicin dhe dy titullare të tjera, ndërsa për të plotësuar numrin minimal prej 8 lojtaresh, janë thirrur 5 lojtare të skuadrës së moshave.

Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme, për shumë arsye, e diela për kapitenen e Kombëtares kuqezi të volejbollit, Erblira Bici. 25-vjeçarja ka qenë kapitene e skuadrës së saj, Kuneo, në ndeshjen e radhës në nivelin më të lartë të kampionatit italian të femrave, në Serinë A1.

Ajo që e ka bërë të veçantë këtë ndeshje, përveç të qenit kapitene, ishte fakti se skuadra e shqiptares rikthehej në parket pas disa javësh mungesë, për shkak të infektimit në masë të lojtareve dhe stafit me virusin Covid-19.

Në fakt, plot 10 lojtare të skuadrës janë infektuar dhe i janë nënshtruar prej afro dy javësh karantinës, së bashku me një pjesë të stafit teknik por edhe stafit mjekësor dhe mbështetës të klubit.

Kjo ka bërë që, për ndeshjen me Imokon, Kuneo të ketë në dispozicion vetëm Bicin dhe dy titullare të tjera, ndërsa për të plotësuar numrin minimal prej 8 lojtaresh, janë thirrur 5 lojtare të skuadrës së moshave, që militojnë në nivelin e 4-t të kampionatit italian të rrjetës së femrave.

Përveç kësaj, skuadra e shqiptares ka përshkuar plot 1,000 km brenda ditës për të zhvilluar këtë takim. Ndërkohë, sa i përket vetë ndeshjes, sikundër edhe pritej, skuadra e Bicit e ka humbur atë në 3 sete, me shifrat 11-25, 10-25 dhe 16-25, ndërsa ekipi kundërshtar, kampion në fuqi i Italisë, ka shpalosur shpirtin e lojës së ndershme, duke mos i aktivizuar disa nga titullaret e tij më të spikatura, përfshi këtu edhe të famshmen Paola Egonu.

Lexo edhe :  Statistikat flasin kundër, Ruben Amorim trajneri më i dobët në histori të United

Kjo ishte humbja e dytë në 5 ndeshje të skuadrës së Kuneos në Serinë A, por ekipi i Bicit ka marrë edhe vlerësimin e Federatës Italiane, por edhe të mbarë komunitetit të volejbollit në Itali për faktin se bëri një sakrificë të jashtëzakonshme për ta zhvilluar këtë takim dhe për të mundësuar vazhdimin e garës në një sezon të vështirë të goditur nga epidemia e virusit korona./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

VIDEO/ “Eja drejt fitores” – PD publikon sloganin e çeljes së fushatës së 11 majit

Partia Demokratike ka bërë gati sloganin për çelejn e fushatës elektorale të 11 majit, për zgjedhjet parlamentare ku do...

Bill Gates shokon me deklaratën/ Brenda 10 vitesh AI do zëvendësojë mjekët dhe mësuesit

Bill Gates parashikoi se përparimet në inteligjencën artificiale do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzimit në shumë detyra tradicionale si mjekësia dhe arsimi –...

“Një dashuri e marrë që do përfundojë në martesë”/ Rama: Sot në dyert e BE-së…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë me kryediplomaten e BE, Kaja Kallas, e cila ndodhet në Tiranë. Kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë ambicien...

I humbur prej dy ditësh në malin e Pashtrikut, rinisin kërkimet për 27 vjeçarin

Kërkimet për 27-vjeçarin Ajet Lleshi kanë vijuar edhe ditën e sotme. I riu prej dy ditësh është zhdukur në malin e Pashtrikut. Në operacion...

“PS, e vetmja forcë që çon Shqipërinë në BE”/ Rama: Tarifat e SHBA? Jemi komodë

Kryeministri Edi Rama thotë se BE nuk përcakton se cila forcë politike do të fitojë zgjedhjet parlamentare në vend. Në konferencën e përbashkët për shtyp...

Lajme të tjera

Web TV