Apartamenti ku jetonte terroristi shqiptar në Vjenë (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasësi shqiptar i Vjenës, Kujtim Fejzullahu, ka jetuar në një ndërtesë në rajonin Donaustadt, i cili ndodhet në pjesën verilindore të Vjenës.

Në orën, 1:30 të mëngjesit të sotëm, policia theu derën dhe u fut brenda në banesë.

Pas sulmit në qendër të Vjenës, bastisje të shumta shtëpish u kryen në afërsi të apartamentit të autorit të sulmit terrorist në qytetin e Vjenës.

Terroristi (20 vjeçar), i cili u ekzekutua nga policia austriake pas sulmit, ka jetuar në një komunitet në mes të qytetit të Danubit.

Në orën 01.30 të mëngjesit, banorët u zgjuan nga një shpërthim – policia kishte përdorur një lëndë shpërthyese për të arritur në banesën e vrasësit, i cili ishte qëlluar rreth katër orë para, pranë Kishës së Shën Rupertit.

Të gjithë e kemi dëgjuar zhurmën. Ka gjithmonë trazira, por diçka e tillë më ka shtangur”, tha një fqinj i vrasësit gazetës “Heute”.

“Nuk e dija se çfarë po ndodhte. U ngrita dhe eca drejt te dera dhe shikova jashtë. Unë pashë vetëm figura të zeza sepse nuk i kisha syzet”, tha KS.

Ai jetonte poshtë banesës së vrasësit. Vetëm kur ka vendosur syzet, ai atëherë e kuptoi se ishte çështje e njësive të policisë.

Tani ka ende rrënoja të derës së thyer të apartamentit në korridor./Re.D/Fjala.al

Të fundit

‘Paga mesatare është rritur dy herë’/ Rama: Janarin që vjen, minimalja do shkojë 500 euro

Kryeministri Edi Rama thotë se paga  minimale do të shkojë 500 euro janarin që vjen. Në komunikimin me ndjekësit...

PS çel fushatën të shtunën, Rama: Nesër, dita e rënies së gongut zyrtar

Kryeministri Edi Rama thotë se nesër, 11 prill është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 majit. Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët,...

Leku ‘mund’ euron, mësoni me sa këmbehen monedhat e huaja sot

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 98.5 lekë në blerje dhe 99.2 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me...

Nëntë vende për t’u parë në 2025, në listë edhe Shqipëria: Ideale për plazh dhe eksplorim

Shqipëria është mes nëntë vendeve, që BBC u sugjeron lexuesve t’i vizitojnë përgjatë vitit 2025. Në artikull, prestigjiozja britanike shkruan se Shqipëria ka qenë prej...

Skema e pensioneve ‘ha’ buxhetin!

Kontributet e derdhura në fondin e sigurimeve shoqërore vijojnë të jenë të pamjaftueshme për të paguar të gjithë pensionistët në vend. Edhe pse vjet...

Lajme të tjera

Web TV