Futboll femra, Vllaznia në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, triumf dramatik ndaj turkeve të ALB Sporit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është skuadra që i ka dhënë tonin futbollit shqiptar të femrave në dhjetëvjeçarin e fundit dhe madje është e vetmja që po mban lart flamurin shqiptar në topkëmbën e vajzave edhe në Evropë. Dhe Vllaznia ka arritur, në mënyrën më dramatike të mundshme, të fitojë pas goditjeve nga pika e bardhë e 11-metërshave ndaj turkeve të ALG Spor. Vajzat shkodrane u treguan më të sakta në lotarinë e 11-metërshave dhe triumfuan pas një ndeshje spektakolare, ku koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2, ndërsa dy kohët shtesë në barazim 3-3.

Vllaznia e nisi shumë mirë ndeshjene vlefshme për turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve të Evropës në futboll për femra, duke gjetur golin me Lucie Gjinit në minutën e 7-të. Vajzat turke u munduan të ushtrojnë presion në 45 minutat e para, por barazimi nuk erdhi dhe ato mbyllen me epërsinë minimale të kuqebluve. Në fraksionin e dytë, Vllaznia ndëshkohet brenda pak minutash, kur në minutën e 53-të, Sejfatdinova gjeti golin dhe vendosi baraspeshën. Barazimi e ka zgjuar Vllazninë dhe në minutën e 70-të është sërish Gjini, që rikthen shkodranet në epërsi.

Por një epërsi nuk zgjati shumë sepse Derja Arhan barazon pas vetëm 3 minutash. Ndeshja vijon dramatike dhe 90 minutat mbyllen në barazim, por me karton të kuq për Vllazninë. Curraj ndëshkohet me të dytin e verdhë dhe lë ndeshjen para kohe. Në shtesa, Vllaznia regoi deri në minutën e 118-të, ku Ilajda Xhivelek kaloi për herë të parë në epërsi ALG Spor, me shifrat 3-2. Epërsia u duk se e dorëzoi Vllazninë, por nuk ndodhi kështu. Bajraktari mban në jetë shkodranet, duke shënuar në minutën e fundit të shtesës dhe dërguar të dy skuadrat drejt goditjeve nga pika e bardhë.

Lexo edhe :  Zyrtare/ Real Madrid njofton “divorcin” me trajnerin Carlo Ancelotti

Vajzat shkodrane janë më të qeta dhe fitojnë 3-2 nga goditjet e 11-metërshave, pasi 120 minutat ishin mbyllur 3-3. Kualifikimim spektakolar për shkodranet, që merr përmasa të mëdha edhe për rrjedhën e ndeshjes dhe reagimin heroik të vajzave.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Gjermania kufizon ligjin për bashkimet familjare, a e pësojnë shqiptarët?

Pas Greqisë e cila ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit, edhe...

Trump: Për dy javë kuptojmë nëse Putini po tallet me ne

"Brenda dy javësh do ta dimë nëse Putini po tallet me ne apo jo". Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, duke u zotuar...

“Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu! Nuk pranohet asnjë polic shqiptar”

Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përjashtohen nga institucionet shtetërore serbe. Asnjë prej tyre nuk është pranuar në konkursin e fundit të Policisë. Në...

Çmenduria për finalen e Champions League, 40,000 tifozë të Interit pa bileta

Një eksod i vërtetë nga Lombardia drejt Bavarisë pritet në prag të finales midis PSG-së dhe Interit. Dhe nuk ka rëndësi nëse biletat nuk janë...

“Vjosa Osmani nën kërcënime serioze, shërbimet ruse dhe serbe…”

Eksperti i sigurisë nga Kosova, Kol Krasniqi, ka reaguar në lidhje me kërcënimet e fundit të bëra ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa...

Lajme të tjera

Web TV