Gjashtë muaj para zgjedhjeve, krerët e politikës lëshojnë shigjetat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politika në vend ka nisur akuzat ndaj njëra-tjetrës duke ashpërsuar tonet dhe nxitur konfliktualitetin. Përse kjo përplasje që vetëm dje futi në debate në distancë tre liderët e vendit.

 Nga Fernada Cenko

Gjashtë muaj para zgjedhjeve, liderët e politikës zhvillojnë debatet dhe replikat në distancim fizik. Presidenti i Republikës Ilir Meta, shefi i opozitës Lulzim Basha si dhe kryeministri Edi Rama kanë ngritur shigjetat për të “goditur” politikisht njëri tjetrin.

Kjo nuk mungon gjatë gjithë kohës, por sa vjen dhe diskursi politik ashpërsohet për të përgatitur elektoratin se si do të votojnë në 25 prilli. Edhe dje ka qenë Ilir Meta që ka reaguar dhe më pas i është përgjigjur deputetja e Partisë Socialiste.

Presidenti Ilir Meta në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale shkruan se në datë 25 prill shqiptarët do të votojnë për referendumin. Sipas Kreut të Shtetit, nëse populli voton opozitën aktuale, Shqipëria do të hyjë në Europë, ndërsa e kundërta do të ketë pasoja të mëdha, të cilat Meta i quan “gropë”.

Ai i vendos qytetarët përpara dy zgjedhjeve, ku i bindur shprehet se ata do të bëjnë zgjedhjen e duhur. “25 prilli tashmë është një REFERENDUM me dy alternativa: Shqipëria në Europë ose në Gropë. Përgjigjja dihet që nga koha e Skënderbeut: Shqipëria në Europë!”, shkruan Meta.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga Partia Socialiste. Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur presidentit Ilir Meta pas deklaratës së këtij të fundit për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Spiropali pohoi se më 25 prill Shqipëria do të jetë e lirë, ndërsa shakaxhinjtë e integrimit do të jenë në muzeun e tranzicionit. “Më 25 Prill Shqipëria e lirë, shakaxhinjtë e integrimit në muzeun e tranzicionit”, shkruan Spiropali.

Po ashtu situata e pandemisë e ka bërë opozitën që të ketë edhe një as nën mëngë për tu kthyer kundër qeverisë në hapat që merr sa i takon parandalimit të infektimeve dhe kurimit të saj, por edhe të mësimit onlinë në fakultete.

Kreu i PD Basha dhe kryeministri Edi Rama kanë nisur mëngjesin e djeshëm një ‘sulm’ deklaratash ndaj njëri-tjetrit në Tëitter.

Më parë Rama tha se plehrat nuk kthehen më në Tiranë ashtu sikurse opozita nuk do të kthehet më në qeveri. Ndërsa ka reaguar edhe një herë Basha duke thënë se duhet të shtohën testimet, të rimbursohen ilaçet për pacietët që trajtohen në shtëpi. Sipas Bashës, sulmet politike dhe aleanca e plehrave nuk e mbulojnë dot dështimin e Ramës.

“Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi, shto kapacitetet mjekësore. Ndal së vjedhuri dhe jepi lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe. Sulmet politike dhe aleanca e plehrave nuk e mbulojnë dot dështimin tënd. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve,” shkruan Basha.

Lexo edhe :  Gjykata austriake lë në burg 36 vjeçarin shqiptar, mbajti mbyllur gruan për 10 vite

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ashpër, teksa ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë. Basha shprehet se numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit.

Ai thotë se Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Ndër të tjera Kreu i PD-së shkruan se nëse do të ishin dëgjuar propozimet e tyre, qeveri do të kishte marrë masat e duhura.

“Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar.

Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura. Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve,” shprehet kreu i PD-së.

Mediu: Opozita të bashkohet me njerëzit, qeveria ka mbjellë vetëm varfëri

Kreu i PR, Fatmir Mediu zhvilloi një takim me strukturat e njësisë 9. Në fjalën e tij kryetari i PR, Fatmir Mediu theksoi se angazhimi masiv i të rinjve, jo vetëm në drejtimin politik, por dhe në strukturat e saj në çdo nivel, angazhimi i tyre në konkurimin në Parlament, siç është rasti i Blendi Sulaj, tregon qartë se PR do të ketë më shumë se 1 deputet në Tiranë.

Tirana dhe mbarë Shqipëria e bashkuar me opozitën e djathtë, do të ndalin shkatërrimin e vendit. Regjimi i Edi Ramës ka mbjellë vetëm varfëri, pasiguri, korrupsion dhe krim, papunësi, eksod masiv.

Edi Rama ka refuzuar kërkesën e BE, Amerikës dhe Gjermanisë, për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Hollanda dhe BE po i bëjnë te qartë shqipëtareve mëse njëherë se me Edi Ramën nuk ka Shqipëri Europiane.

Përballë kësaj situate, opozita pa humbur kohë duhet të bashkohet me njerëzit në çdo skaj të vendit, për t’u përballur me manipulimin e zgjedhjeve, i cili ka filluar nga Edi Rama, me ndryshimin e Kushtetutës, Kodit Zgjedhor, bashkëpunimin me struktura të inkriminuara, si dhe kërcënimin karshi administratës.

Liria, jeta dhe ndërtimi i një Shqipërie Europiane janë të drejta që na i ka dhënë Zoti dhe nuk mund t’i lëmë peng të regjimit të korruptuar të Edi Ramës.” u shpreh Mediu.

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV