Gjonaj inspektim blic në burgun e Fushë-Krujës, zbulohet arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kryer sot një inspektim blic në burgun e Fushë-Krujës.

Mësohet se në fokus të inspektimit ka qenë personeli i këtij IEPV-je, ku janë parë nga afër zbatimi i masave të sigurisë dhe parandalimin e pandemisë

Po ashtu Gjonaj ka biseduar me disa të burgosur dhe me të gjithë ekipin e sigurisë në IEVP Fushë-Krujë. Ministrja garantoi një linjë të hapur komunikimi me stafin e burgjeve për çdo problematikë.

Ditën e djeshme gjatë një interviste në emisionin “HARD TALK nga Roland Qafoku”, Gjonaj ka folur lidhur me grevat e ndodhura në burgje teksa u shpreh se që të zgjidhet një problem, ai duhet të fillojë nga shkaku, dhe sipas saj shkaku ishte 41 BIS, pasi subjekti i parë që filloi protestën ishte një nga subjektet që ishte vendosur në 41 BIS.

“Duke mbajtur në konsideratë që ne e dinim që në krye të herës që ky ishte një regjim jo i lehtë, por të vendosur dhe duke patur mbështetjen edhe të Kryeministrit e dinim që kishte vështirësitë e saj. Kjo ka qenë fillesa e një refuzim ushqimi do ta quaja fillimisht në institucionin e Peqinit dhe më pas i replikuar në disa isntitucione, më shumë për tu solidarizuar me ata të cilët e filluan në Peqin.

Situatën arritëm ta menaxhonim, padyshim do duhej të kishte një menaxhim më të mirë edhe nga drejtuesit e institucionit të Peqinit në momentin që filloi kjo revoltë. U morën masat sipas përgjegjësisë disiplinore dhe sot ka një kallëzim të referuar në Prokurorinë e Elbasanit për të kuptuar cilët ishin faktorët që kanë ndikuar apo subjektet që kanë ndikuar si nga jashtë, edhe nga brenda institucionit”, tha Gjonaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV