Kush është Jill Biden, bashkëshortja e kandidatit demokrat për president i SHBA-ve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota të mërkurën pritet të njohë presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili mund të jetë ose Donald Trump ose Joe Biden.

Në rast të një fitoreje të dytë, në Shtëpinë e Bardhë do të ketë një zonjë të parë të re. Ajo është Jill Biden. Por kush është ajo, karriera e saj dhe prej sa kohësh është e martuar me politikanin demokrat?

Ne do të rendisim më poshtë disa nga informacionet më kryesore rreth znj.Biden.

Kush është ajo?

Jill Tracy Jacobs Biden ka lindur në vitin 1951 është një mësuese anglishteje, shkrimtare dhe filantrope amerikane. Ajo është martuar me Joe Biden, zv/presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara dhe kandidat për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Partinë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ajo shërbeu si zonjë e dytë e SHBA-së nga vitet 2009-2017, duke u afruar potencialisht si një kandidate për t’u bërë Zonjë e Parë nëse bashkëshorti i saj fiton zgjedhjet.

Jill Biden- martesa

Në shkurt të vitit 1970, Jill Biden u martua me burrin e saj të parë, Bill Stevenson, një ish-futbollist, e cila mori mbiemrin e tij. Pas katër vitesh martesë, ajo u divorcua nga Stevenson. Më pas u takua me Joe Biden, një ish-senator i Delaware në atë kohë. Në mars të 1975, përmes një takimi të mundësuar nga i vëllai i Joe, edhe pse ajo kishte parë një fotografi të tij në një reklamë, edhe pse ai ishte nëntë vjet më i madh se ajo, Jill u mahnit nga pamja dhe veçanërisht nga sjellja më zyrtare e tij, gjë të cilën nuk i kishte rastisur ta haste tek djemtë e kolegjit që kishte takuar deri më atë ditë.

Lexo edhe :  VIDEO: Zjarr në skenën e festivalit më të madh të muzikës elektronike

Pas këtij takimi të parë, ajo i tregoi nënës së saj: Mami, më në fund kam takuar një zotëri.

Jill dhe Joe Biden u martuan sipas riteve fetare të krishtera me datë 17 qershor të vitit 1977, katër vjet e gjysmë pas vdekjes së gruas së parë të Joe dhe fëmijës së tyre në një aksident automobilistik.

Pasi u martua me Joe Biden, Jill u bë njerka e dy fëmijëve të burrit të saj nga martesa e tij e parë, Beau dhe Hunter. Joe dhe Jill kanë një vajzë, e cila quhet Ashley e lindur në vitin 1981.

Karriera

Jill Biden u diplomua në Universitetin e Delaware, ajo ka një diplomë master nga Universiteti West Chester dhe Universiteti i Villanova dhe një doktoraturë nga Universiteti i Delaware.

Ajo studioi gjuhën angleze për trembëdhjetë vjet dhe u dha mësim moshave të reja me aftësi të kufizuara në një spital psikiatrik.

Nga viti 1993 deri në vitin 2008 ishte mësuese e anglishtes në Delaware Technical & Community College.

Ajo ka qenë një profesoreshë e gjuhës angleze në North Virginia Community College që nga viti 2009 dhe është gruaja e parë që ka bërë një punë me pagesë, ndërsa burri i saj mbante postin e zv/presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Jill është themeluese e organizatës jofitimprurëse Biden Breast Health Initiative, bashkëthemeluese e programit Book Buddies, bashkëthemeluese e Fondacionit Biden, aktive në shoqatën Delaware Boots on the Ground dhe është bashkëthemeluese e The National Joining Forces Initiative me Michelle Obama./Re.D/Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV