Ministri i Brendshëm austriak: Nuk ka shenja të një sulmuesi të dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, është shprehur këtë të martë se sipas të dhënave të mbledhura deri më tani nuk ka asnjë shenjë se ka qenë dhe një sulmues i dytë i përfshirë në sulmin në Vjenë.

Ai ka thënë se video-incizimet e siguruara, nuk kanë dhënë detaje për një sulmues të dytë, ndonëse ende kjo gjë nuk është përfundimtare, shkruan rel. Një 20-vjeçar me shtetësi austriake dhe maqedonase, që është qëlluar për vdekje nga policia pak minuta pas sulmit të nisur të hënën në mbrëmje, është identifikuar si sulmues, në atë që autoritetet e kanë quajtur sulm ekstremist islamik.

Katër persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave. Nehammer ka thënë se numri i personave të plagosur është rritur në 22. Ai ka thënë se 14 persona të lidhur me sulmuesin janë ndaluar për t’i marrë në pyetje.

r.g/Fjala.al

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV