Real Madrid-Inter, kryefjala e Champions League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid-Inter do të jetë supersfida e mbrëmjes në Champions League.

Të dyja skuadrat shiheshin si favoritet e grupit B, por ndeshjet e para kanë qenë jo pak surprizuese me Realin që humbi ndaj Shakhtar në shtëpi dhe barazoi në Gjermani ndaj Monchengladbach.

Nga ana tjetër, Interi ka marrë dy barazime ndaj këtyre skuadrave përkatësisht 2-2 me Gladbach në shtëpi dhe 0-0 me Shakhtar në Ukrainë. Zikaltrit nuk është se janë në formën e tyre më të mirë dhe këtë gjë e kanë treguar edhe në kampionat ku kanë barazuar me Parmën 2-2 në shtëpi.

Sot pritet një përballje e zjarrtë që do vendosë jo pak për kalimin e njërës nga skuadrave në raundin tjetër. Në kampin zikaltër mungesa e madhe do të jetë Romelu Lukaku, i cili pritet të zëvendësohet nga Alexis Sanchez. Pak orë përpara nisjes së sfidës, gjithçka i ngelet 90 minutave në fushë.

Ndërkohë, këto janë sfidat e tjera të Champions League mbrëmjen e sotme:

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Zyrtare/ Kristjan Asllani prezantohet si lojtar i Torinos

Kristjan Asllani është zyrtarisht futbollist i ri i Torinos. Mesfushori i Kombëtares kuqezi u transferua nga Interi në huazim...

Skandali i mandatit te ‘Shqipëria Bëhet’, Kolegji konfirmon vendimin që ndez debate

Pas seancës së nisur paraditen e sotme, Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS që i kalon mandatin e Partisë Shqipëria Bëhet...

Flet opozitari i Putin: Ka probleme me financat dhe me rekrutimin e ushtarëve

Mikhail Khodorkovsky, ish-manjati i naftës që dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi dhe kaloi dhjetë vjet në burg në Siberi për shkak...

Banditët me Maska të Medias

Nga Ermal Mulosmani Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë, është mbipopullimi i saj me gazetarë të vetëquajtur “investigativë”. Të veshur me këtë emër...

U shfaq në Shqipëri në 1979, mushkonja tigër po përhapet me shpejtësi në Europën Veriore

Që nga shfaqja e saj e parë në Shqipëri në vitin 1979, mushkonja aziatike tigër (Aedes albopictus) është përhapur më tej në veri, duke...

Lajme të tjera

Web TV